Ibrahimaj në Athinë, fton sipërmarrjet greke të rrisin investimet në Shqipëri!

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë Forumit Ekonomik të organizuar nga “Forumi Ekonomik DELPHI” në Athinë, vlerësoi organizimin e këtij eventi si një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe nevojën për ta forcuar atë më tej në të ardhmen.
Aktualisht në vendin tonë operojnë rreth 760 biznese greke, por sipas Ministres Ibrahimaj, ka ende potencial të pashfrytëzuar në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe Shqipëria paraqet për kompanitë greke një treg potencial për të zgjeruar investimet e tyre, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Ministrja tha se Shqipëria ka një kuadër ligjor miqësor ndaj biznesit dhe tërheqjes së investitorëve të huaj, një regjim tatimor shumë konkurrues, me disa nga normat më të ulëta në rajon dhe stimuj shtesë për investime strategjike.
“Për të forcuar marrëdhëniet në të ardhmen është thelbësore të shikohen sektorët strategjikë, ata që do të luajnë rolin më të madh në ekonominë e së nesërmes, dhe të kërkojmë të tërheqim kapital në këto fusha”, tha Ibrahimaj.
Në vitet e fundit, interesi më i madh i kompanive greke për të investuar në Shqipëri është fokusuar në sektorin e energjisë, me investime në prodhimin e paneleve fotovoltaike, si dhe në funksionimin dhe prodhimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Ministrja Ibrahimaj tha se energjia e rinovueshme përbën një sektor strategjik për planet e ardhshme të rritjes së Shqipërisë dhe informoi se Shqipëria ka zhvilluar një kuadër të ri ligjor që lehtëson lidhjen me rrjetin e energjisë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa të reja për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
Sipas ministres politikat e qeverisë shqiptare janë orientuar drejt zhvillimit të një ekonomie të drejtuar nga inovacioni, ku është zhvilluar një kuadër ligjor i dedikuar për zhvillimin e startup-eve inovative, me masa tërheqëse fiskale mbështetëse; është duke hartuar një ligj tjetër për të ashtuquajturit "nomadë dixhitalë" - specialistë të IT-së që punojnë në distancë - të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri për kompanitë e vendosura diku tjetër.
Ministrja Ibrahimaj theksoi faktin se qeveria shqiptare ka investuar shumë në dixhitalizimin e shërbimeve publike për të kursyer kohë dhe kosto për bizneset dhe qytetarët, ku aktualisht në e-Albania, platformën online me një ndalesë në vend ofrohen 1227 shërbime elektronike publike, 756 prej të cilave janë të disponueshme edhe për bizneset.
Ministrja përmendi faktin se qeveria shqiptare po punon për vendosjen e korsive të gjelbra me anëtarët e BE-së në pikat ndërkufitare dhe tha se mirëpret vullnetin e qeverisë greke për të ndihmuar dhe zhvilluar këtë proces. Rritja e bashkëpunimit në këtë fushë, sipas Ministres, do të ofronte një shërbim nga i cili do të përfitojnë shumë bizneset në të dy anët e kufirit, duke ulur kohën dhe koston e nevojshme për transportin e mallrave në të dy tregjet.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Blerja afatgjatë e energjisë, bursa jashtë loje? - Eksperti komenton procedurën e KESH për blerje 5-vjeçare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po luan bixhoz me paratë publike, duke hapur tenderin për blerje energjie për një periudhë 3 dhe 5- vjeçare. Ekspertët......

“Privatizohet” korporata e investimeve - 2.2 miliardë lekë minus/ Ndryshon ligji, transferohet menaxhimi
Korporata e Investimeve e cila u krijua me qëllimin kryesor për të thithur më shumë investime, duket se jo vetëm nuk ia ka arritur qëllimit, por ka rezultuar......

Diferenca në deklarime, “gropa” në buxhet 16.8 mld lekë - KLSH, auditim Tatimeve në Tiranë: Nuk ka saktësuar vlerat e deklaruara në dogana
Rreth 16.8 mld lekë përllogaritet shuma e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit si pasojë e diferencave në vlerat e eksporteve të deklaruara në tatime......

Rritja e pagës minimale, fluks te sigurimet vullnetare - Qytetarët dynden për të mos paguar 1,300 lekë më shumë nga 1 prilli
10 ditët e mbetura deri në rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë ka nxitur interesin e qytetarëve që paguajnë sigurime vullnetare për ti paguar me tarifën e......

KPP sanksionoi 54 ankesa në shkurt - Tirana kryeson ndaj ankesave të Prokurimeve Publike
Prokurimet publike vijojnë të depozitojnë ankesa. Në të dhënat e fundit të Buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik, raportohet se janë sanksionuar 54......

Mungesa e fuqisë punëtore po rritet çdo ditë - Axhami: Po ikin edhe të punësuarit në shtet
Mungesa e fuqise punetore po vihet re kohet e fundit ne biznesin fasone, keshtu u shpreh ekpertja Hoxha tek “ Sinteze”. Sipas kesaj te fundit, sektoret e......

‘Bitcoin në 1 milion dollarë në 90 ditë dhe dollari i shkatërruar’ – Parashikimi i madh i kriptove, i nxitur nga kriza bankare dhe hiperinflacioni!
Bitcoin, ethereum dhe kriptovalutat e tjera kryesore janë rritur këtë javë në mes të një krize bankare që mund të shkaktojë një tërmet masiv të Rezervës......

Bitcoin u rrit në 28 mijë dollarë. A është një strehë e sigurt nga kaosi bankar?
Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur me 69% këtë vit pasi disa investitorë po e shohin bitcoin si një strehë nga kaosi i botës bankare konvencionale.......