Shqipëria Postuar më 21 Mars 2023, 14:42

Blerja afatgjatë e energjisë, bursa jashtë loje? - Eksperti komenton procedurën e KESH për blerje 5-vjeçare

Nga SCAN TV
Blerja afatgjatë e energjisë, bursa jashtë loje? - Eksperti

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po luan bixhoz me paratë publike, duke hapur tenderin për blerje energjie për një periudhë 3 dhe 5- vjeçare. Ekspertët komentojnë procedurën e hapur pak ditë më parë, për nënshkrimin e një kontrate afatgjatë, që sipas tyre vjen në një moment të gabuar për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Po ashtu, sipas Duleviç blerja e energjisë për një afat kaq të gjatë do të nxjerrë “jashtë loje” bursën e energjisë.

Duleviç shton se problem mbetet edhe mungesa e transaprencës, duke qenë se KESH do të pranojë ofertat në një adresë e-mail, duke shtuar se në mungesë të një platforme online, mund të përdorej ajo që disponohet nga OSHEE.

Deri më tani imporit I energjisë është kryer me baza ditore ose javore, ndërkohë që KESH e argumenton procedurën të pazakontë me detyrimin për të përmbushur të gjithë konsumin e brendshëm për tensionin e ulët dhe të mesëm.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat