Shqipëria Postuar më 21 Mars 2023, 14:40

“Privatizohet” korporata e investimeve - 2.2 miliardë lekë minus/ Ndryshon ligji, transferohet menaxhimi

Nga SCAN TV
“Privatizohet” korporata e investimeve - 2.2 miliardë lekë

Korporata e Investimeve e cila u krijua me qëllimin kryesor për të thithur më shumë investime, duket se jo vetëm nuk ia ka arritur qëllimit, por ka rezultuar barrë për buxhetin e shtetit. Për të eliminuar këtë gropë, qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin "për korporatën e investimeve", sipas te cilit tagri që kishte ministri përgjegjës për ekonominë për menaxhimin e saj është hequr, duke autorizuar kështu qeverinë që të caktojë në rolin e përfaqësuesit të saj çdo ent publik vendas ose të huaj, që përputhen me objektin e veprimtarisë.  Sipas relacionit që shoqëron draftin, vihet në dukje se kjo shoqëri ka pasur vetëm humbje.

“Nga krijimi deri më sot shoqëria “Korporata e Investimeve Shqiptare” sha Tiranë nuk realizon të ardhura. Shpenzimet e kryera janë përballuar nga fonde të akorduara nga Buxheti i Shtetit. Shoqërisë i janë akorduar nga Buxheti i Shtetit afro 2,2 miliardë lekë, të cilat janë përdorur për paga, auditues ligjor dhe studime e projektime”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, Korporata nuk ka paraqitur një program të zhvillimi ekonomik efektiv (pozitiv), ku të parashikohen të ardhura nga projekte konkrete apo studime, mbi të cilën parashikohet vazhdimësia e shoqërisë.

Po ashtu, është propozuar heqja e “bordit keshillimor” si pjese e organeve drejtuese të Korporatës dhe si rrjedhojë dhe të gjitha detyrat dhe funksionet  saj në shoqëri,  kjo  për të elemninuar kostot financiare të shoqërisë me strukura të panevojshme për drejtimin e aktivitetit të saj.  Ndryshimet synojnë që kjo shoqëri të mirë menaxhohet dhe të krijojë të ardhura.  Korporata e Investimeve u krijua në vitin 2019 dhe krijoi shumë zhurmë dhe kundërshti në radhët e opozitës dhe ekspertëve.

Elisabeta Dosku/  SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat