Sa karburant blenë shqiptarët me çmim rekord? - Analiza/ Importi në 5 vitet e fundit, qytetarët nuk heqin dorë nga makinat

Qytetarët shqiptarë e kanë paguar karburantin me çmime rekord përgjatë gjithë vitit që lamë pas, të cilat erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë dhe goditjes që i dha tregjeve ndërkombëtare. Një litër naftë arriti të tregtohej deri në 265 lekë, nga një nivel mesatar çmimi prej 170 lekësh që varionte më parë.
Por si ka ndikuar rritje e çmimeve në sasinë e importit të karburanteve dhe a janë stepur qytetarët shqiptarë? Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se në vitin 2022 janë importuar 556.7 mijë ton karburant.
Nëse do ta krahasojmë me vitin 2021, rënia në importin e karburantit vetëm me 8.9 për qind. Ndërsa nëse do ta bëjmë krahasimin me vitet e mëparshme 2019-2020, importi i karburantit ka ardhur në rritje nga 4 deri 7 për qind. Pra e thënë ndryshe, pavarësisht çmimeve të kripura të ndryshueshme ditë pas ditë, sërish qytetarët shqiptarë kanë vijuar thuajse më të njëjtin ritëm të përdorimit të automjeteve, duke shpenzuar më shumë nga të ardhurat e tyre për karburant.
Ndërsa në Janar 2023 importi i karburantit është regjistruar në 40.7 mijë ton, apo rreth 4.3 mijë ton më pak se Janari 2022. Për të mbajtur nën kontroll çmimet, vitin e kaluar qeveria shqiptare ngriti Bordin e Transparencës i cili në mënyrë të hërëpas’hershme, sipas ndryshmeve në bursë, caktonte çmimet tavan të shitjes më pakicë dhe shumicë të naftës, benzinës dhe gazit.
Bordi është kritikuar nga opozita dhe ekspertët si jo transparent dhe është kërkuar shkrirja e tij. Por pavarësisht se Ministrja e Financave lajmëroi se bordi do të shkrihet, ai vijon të jetë në fuqi duke përcaktuar çmimet tavan të shitjes së karburantit.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Kriza globale e ujit dhe ndryshimet klimatike - nga fatkeqësi në mundësi
Vitin e kaluar, me rënien e koronavirusit, bota riktheu në fokus kërcënimin ekzistencial më urgjent - ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, dhe efektet......

Hendeku i komunikimit qeveri-biznes, shkak për largimin e “trurit” -Cirogu: 50% e të larguarve me dy diploma. Ndoni: Kompanitë nuk kanë prioritet punonjësin
Hendeku i krijuar midis bizneseve dhe qeverisë është arsyeja kryesore për largimin e profesionistëve nga Shqipëria. Kështu e cilëson studiuesja e emigracionit,......

Fermerët “dynden” për financim, ndryshon skema e naftës - Kote: Orientim drejt produktivitetit. Përfitojnë të gjithë ata që plotësojnë kriteret
Hapja e aplikimeve për subvencionet në bujqësi është pasuar me interes shumë të lartë nga ana e fermerëve që në ditët e para. Në një intervistë për SCAN TV,......

Ibrahimaj në Athinë, fton sipërmarrjet greke të rrisin investimet në Shqipëri!
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë Forumit Ekonomik të organizuar nga “Forumi Ekonomik DELPHI” në Athinë, vlerësoi organizimin e......

Blerja afatgjatë e energjisë, bursa jashtë loje? - Eksperti komenton procedurën e KESH për blerje 5-vjeçare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po luan bixhoz me paratë publike, duke hapur tenderin për blerje energjie për një periudhë 3 dhe 5- vjeçare. Ekspertët......

“Privatizohet” korporata e investimeve - 2.2 miliardë lekë minus/ Ndryshon ligji, transferohet menaxhimi
Korporata e Investimeve e cila u krijua me qëllimin kryesor për të thithur më shumë investime, duket se jo vetëm nuk ia ka arritur qëllimit, por ka rezultuar......

Diferenca në deklarime, “gropa” në buxhet 16.8 mld lekë - KLSH, auditim Tatimeve në Tiranë: Nuk ka saktësuar vlerat e deklaruara në dogana
Rreth 16.8 mld lekë përllogaritet shuma e të ardhurave të munguara në buxhetin e shtetit si pasojë e diferencave në vlerat e eksporteve të deklaruara në tatime......

Rritja e pagës minimale, fluks te sigurimet vullnetare - Qytetarët dynden për të mos paguar 1,300 lekë më shumë nga 1 prilli
10 ditët e mbetura deri në rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë ka nxitur interesin e qytetarëve që paguajnë sigurime vullnetare për ti paguar me tarifën e......