Shqipëria Postuar më 21 Mars 2023, 15:57

Hendeku i komunikimit qeveri-biznes, shkak për largimin e “trurit” -Cirogu: 50% e të larguarve me dy diploma. Ndoni: Kompanitë nuk kanë prioritet punonjësin

Nga SCAN TV
Hendeku i komunikimit qeveri-biznes, shkak për largimin e

Hendeku i krijuar midis bizneseve dhe qeverisë është arsyeja kryesore për largimin e profesionistëve nga Shqipëria. Kështu e cilëson studiuesja e emigracionit, Eldisa Cirogu renditjen e Shqipërisë të parën në Europë për largimin e “trurit”. “Të investohet për 5 vitet e ardhshme. 50% e të larguarve janë me dy diploma dhe flasin dy gjuhë. Kemi 30 vite eksperiencë në këtë fushë e dimë si funksion ekonomia digjitale pse mos të prodhojmë profesionistë.Problemi qëndron te faktori qeveri biznes. Është biznesi ai që duhet të shkoj të qeveria dhe të raportoj problematikat që has dhe të këkroj ndihmë dhe më pas nëpërmjet investimeve vijnë dhe kualifikimi I punonjësve.”

Nga ana tjetër kompanitë që synojnë një staf të kualifikuar tregojnë se hasin shumë vështirësi. Në konferencën e organizuar nga Confindustria me temë “Inovacioni dhe kapitali njerëzor” thonë se shumica e aplikantëve janë pa formimin e duhur professional. ENDRI NDONI/ KONSULENT, “AIMS INTERNATIONAL” tha se "E vështirë sipas sondazhit të gjesh njerëz të kualifikuar 6%. 95% e kompanive thonë që kanë nevojë për formim profesional. Largimi i trurit vjen se pjesa me e madhe e njerëzve janë ata që kanë profile teknike, inxhinier kimist etj. Po cfarë kërkojnë të rinjtë cfarë do i motivonte. Duhet të kenë një vizion se cfarë do ndodhë me ta, kultura miqesore, puna interesante, impakt shoqëror, rroga nuk zë vendet e para. Kompanitë pë të përmbushur nevojat e kllientit mendojnë për klientin e jo punonjësin. Ti jepen punonjësve pak më shumë pushtet ekzekutiv. "

Për qeverina nga ana tjetër thotë se masat e duhura janë marrë duke filluar nga kodimi në arsimin parauniversitar dhe laboratorët në shkolla. BORA MUZHAQI, MINISTRE E SHTETIT PËR RININË DHE FËMIJËT u shpreh se “Këto problematika kemi evidentuar ne si qeveri kur hartuam politikat. Inestimet që kemi bërë në laboratorët modern nëpër shkolla janë një ndër hapa. Ndërkohë edhe kodimi në klasën e parë. Këto masa do përgatisin të rinjtë më të kualifikaur edhe në teknologji.” Largimi masiv i trurit sipas ekspertëve vjen si pasojë e mos investimit në burimet njerëzore. Sipas tyre Shqipëria ka kapacitetin e nevojshëm për të pasur kushtet që Europa ofron për të rinjtë.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat