Janar-shkurt, Qeveria 830 Mln Usd borxh në tregun e brendshëm - 17 ankande bono thesari e obligacionesh në dy muajt e parë të vitit 2023

Ndërsa dy vitet e fundit kanë shënuar një shtesë rekord të borxhit publik prej rreth 2 miliardë eurosh, me nivele të larta huamarrje në tregun e brendëshëm ka nisur edhe viti 2023. Vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt Qeveria ka marrë në tregun e brendshëm 83 miliardë lekë borxh, apo rreth 830 milionë dollarë, përmes letrave me vlerë. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin janar 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi shtatë ankande, duke ofruar 35 miliardë lekë në total, prej të prej të cilave 26 miliardë lekë bono thesari dhe 9 miliardë lekë obligacione.
Edhe më i lartë ka qenë niveli i huamarrjes në muajin shkurt. Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi dhjetë ankande në shkurt, duke ofruar 48 miliardë lekë në total, prej të cilave 30.5 miliardë lekë bono thesari dhe 17.5 miliardë lekë obligacione. Raporti i mbulimit varioi nga 0.80 (Ref. 3V) në 3.53 (7V), me dy ankande të pambuluar. Gjithashtu, në muajin shkurt u rihap një obligacion 2-vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 4.600 miliardë lekë.
Borxhi publik i Shqipërisë është rritur me më shumë se 2 miliardë euro në dy vitet e fundit, duke kaluar kuotën e 12 miliardë eurove. Shifrat tregojnë se Qeveria po preferon më shumë borxhin e dhënë nëpërmjet letrave me vlerë se sa të dalë jashtë kufijve. Një veprim i tillë është mëse i kuptueshëm duke parë klimën e tregjeve financiare ndërkombëtare, me Bankat Qendrore që kanë rritur ndjeshëm normat e interesit, për rrjedhojë edhe kostot e borxheve qeveritare.
Megjithatë kjo nuk do ta ndalojë qeverinë të emetojë këtë vit Eurobondin e radhës prej 500 milionë eurosh, në një kohë që vlera shumë të larta borxhi priten të merren edhe në tregun e brendshëm, pavarëisht rritjes së fortë që ka shënuar norma e interesave të bonove e obligacioneve. Klimë që e ka detyruar qeverinë të ndryshojë strategjinë e huamarrjes për ta zhvendosur nga borxhi i jashtëm, te borxhi i brendshëm.
Lorenc Rabeta/SCAN

Dollari, në nivelin më të ulët në 5 javë - Investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi......

Bie morali i investitorëve në Gjermani - Arsyeja kryesore, shqetësimet në rritje për sigurinë e bankave
Sipas institutit për kërkime ekonomike ZEW, në Gjermani, ndjesia e investitorëve në vend shënoi rënie në muajin mars pasi shqetësimet për një krizë të re......

Bursat, në pritje të vendimit të FED - Parashikohet rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në të gjithë botën po presin konferencën për mediat të shefit të......

Rregullatorët paralajmërojnë për goditje të befasishme - “Bankat europiane nuk duhet të kënaqen me paratë që kanë aktualisht”!
Bankat e Bashkimit Europian kanë rezerva parash "shumë" mbi nivelet minimale të detyrueshme për të përballuar goditjet e tregut, por huadhënësit nuk duhet të......

1 mld njerëzve në botë u mungon uji i pijshëm - Raporti i OKB, në vitin 2050 do të dyfishohet numri i banorëve që nuk do kenë akses
Numri i njerëzve që nuk do të kenë akses në ujë të pijshëm të sigurt në qytetet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050. Konfirmimi vjen nga......

Sa karburant blenë shqiptarët me çmim rekord? - Analiza/ Importi në 5 vitet e fundit, qytetarët nuk heqin dorë nga makinat
Qytetarët shqiptarë e kanë paguar karburantin me çmime rekord përgjatë gjithë vitit që lamë pas, të cilat erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë dhe goditjes......

Kriza globale e ujit dhe ndryshimet klimatike - nga fatkeqësi në mundësi
Vitin e kaluar, me rënien e koronavirusit, bota riktheu në fokus kërcënimin ekzistencial më urgjent - ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, dhe efektet......

Hendeku i komunikimit qeveri-biznes, shkak për largimin e “trurit” -Cirogu: 50% e të larguarve me dy diploma. Ndoni: Kompanitë nuk kanë prioritet punonjësin
Hendeku i krijuar midis bizneseve dhe qeverisë është arsyeja kryesore për largimin e profesionistëve nga Shqipëria. Kështu e cilëson studiuesja e emigracionit,......