Bota Postuar më 22 Mars 2023, 10:28

Dollari, në nivelin më të ulët në 5 javë - Investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale

Nga SCAN TV
Dollari, në nivelin më të ulët në 5 javë -

Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi investitorët po presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale, më vonë gjatë ditës së sotme. Tregjet presin më shumë qartësi në lidhje me hapat që do të ndjekë Banka Qendrore Amerikane, në një kohë që disa banka kanë shfaqur probleme me likuiditetin.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.2, niveli më i ulët në 5 javët e fundit. Në anën tjetër, euro po këmbehet në rreth 1.076 dollarë. Analistët vlerësojnë se ka 14% mundësi që Rezerva Federale të mos rrisë normat e interesit dhe 86% mundësi që norma bazë e interesit të rriten me 25 pikë bazë. Besimi i investitorëve vijon të jetë i brishtë, për shkak të problemeve me likuiditetin që kanë shfaqur  disa banka në SHBA dhe në Europë.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në mbi 28 mijë dollarë, niveli më i lartë në 9 muajt e fundit. Ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1780 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat