Kompensimi fizik i pronarëve, në 7 vite vetëm 713 hektarë - Zbardhen të dhënat nga viti 2016, ATP ka shpërndarë një sipërfaqe shumë të vogël toke

Ndërsa procesi i kompensimit financiar të pronarëve mund të konsiderohet i dështuar, e njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket kompensimit përmes fondit fizik që Agjencia e Trajtimit të Pronave ka në dispozicion për këtë qëllim. Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare të këtij procesi që prej vitit 2016. Rezulton se nga hyrja në fuqi e Ligjit Nr. 133 përTrajtimin e Pronave, ATP ka shpërndarë nga Fondi Fizik i Pronave një sipërfaqe prej 713.22 Ha, me një vlerë financiare prej 1,4 miliardë lekësh, afërisht 14 milionë dollarësh.
Më specifikisht, Gjatë vitit 2016 u shpërnda një sipërfaqe prej 658,899 m2 (65.9 Ha) me një vlerë financiare prej 140 milionë lekësh. Gjatë vitit 2017 u shpërnda një sipërfaqe prej 2,575,064 m2 (257.5 Ha) me një vlerë financiare 522 milionë lekë. Gjatë vitit 2018 u shpërnda një sipërfaqe prej 568,909 m2 (56.9 Ha) me një vlerë financiare prej 11,6637,991 lekë. Gjatë vitit 2019 u shpërnda një sipërfaqe prej 2,319,678.46 m2 (231.97 Ha) me një vlerë financiare prej 479 milionë lekësh. Gjatë vitit 2020 u shpërnda një sipërfaqe prej 1,009,645.20 m2 (100.96 Ha) me një vlerë financiare prej 196 milionë lekësh. Gjatë vitit 2021 dhe 2022 nuk është shpërndarë sipërfaqe nga Fondi Fizik për shkak të pezullimit të ekzekutimit të vendimeve në pritje të ndryshimeve të Ligjit Nr. 133/2015.
E njëjta gjë po ndodh edhe të paktën muajt e parë të këtij viti. ATP nuk po ezkekuton as kompensimet financiare, as ato nga fondi fizik i tokës. Kjo megjithëse në fund të vitit të shkuar u miratuan nga Kuvendi edhe ndryshimet e detyruara nga Gjykata Kushtetuese në Ligjin e trajtimit të pronave. Vetë ATP bën me dije se pengesë tashmë është bërë ndërhyrja te aktet nënligjore, të ciolat duhet të përshtaten me ndryshimet në ligjin e pronave.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Janar-shkurt, Qeveria 830 Mln Usd borxh në tregun e brendshëm - 17 ankande bono thesari e obligacionesh në dy muajt e parë të vitit 2023
Ndërsa dy vitet e fundit kanë shënuar një shtesë rekord të borxhit publik prej rreth 2 miliardë eurosh, me nivele të larta huamarrje në tregun e brendëshëm ka......

Dollari, në nivelin më të ulët në 5 javë - Investitorët presin përfundimin e takimit të Rezervës Federale
Tregu monetar po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, me dollarin amerikan që po qëndron në nivelin më të ulët në 5 javët e fundit, pasi......

Bie morali i investitorëve në Gjermani - Arsyeja kryesore, shqetësimet në rritje për sigurinë e bankave
Sipas institutit për kërkime ekonomike ZEW, në Gjermani, ndjesia e investitorëve në vend shënoi rënie në muajin mars pasi shqetësimet për një krizë të re......

Bursat, në pritje të vendimit të FED - Parashikohet rritje e normës bazë të interesit me 25 pikë
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët në të gjithë botën po presin konferencën për mediat të shefit të......

Rregullatorët paralajmërojnë për goditje të befasishme - “Bankat europiane nuk duhet të kënaqen me paratë që kanë aktualisht”!
Bankat e Bashkimit Europian kanë rezerva parash "shumë" mbi nivelet minimale të detyrueshme për të përballuar goditjet e tregut, por huadhënësit nuk duhet të......

1 mld njerëzve në botë u mungon uji i pijshëm - Raporti i OKB, në vitin 2050 do të dyfishohet numri i banorëve që nuk do kenë akses
Numri i njerëzve që nuk do të kenë akses në ujë të pijshëm të sigurt në qytetet në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2050. Konfirmimi vjen nga......

Sa karburant blenë shqiptarët me çmim rekord? - Analiza/ Importi në 5 vitet e fundit, qytetarët nuk heqin dorë nga makinat
Qytetarët shqiptarë e kanë paguar karburantin me çmime rekord përgjatë gjithë vitit që lamë pas, të cilat erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë dhe goditjes......

Kriza globale e ujit dhe ndryshimet klimatike - nga fatkeqësi në mundësi
Vitin e kaluar, me rënien e koronavirusit, bota riktheu në fokus kërcënimin ekzistencial më urgjent - ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, dhe efektet......