Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat - Tatimi mbi të ardhurat shënon rritjen më të madhe për Janarin

Viti 2023 ka nisur pozitivisht për buxhetin e shtetit pasi të ardhurat e mbledhura janë me afro 10 për qind krahasimisht me 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në Janar të ardhurat totale u regjistruan në afro 440 milionë euro dhe tatimi i paguar, llogaritur mbi të ardhurat personale të qytetarëve shqiptarë ka pasur rritjen më të lartë, duke lënë pas edhe kontributin e dhënë nga TVSH si pasojë e çmimeve të rritura.
Konkretisht, në Janar 2022 tatimi mbi të ardhurat personale ka kontribuar 30.5 për qind më shumë se Janari 2022. E thënë ndryshe, nga ky zë buxheti i shtetit ka arkëtuar në muajin e parë të vitit, 5.2 miliardë lekë apo rreth 46 milionë euro nga 35.2 milionë euro të arkëtuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë.
Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat. Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore. Në vitin 2022, nga ky zë u mblodhën në total 50.7 miliardë lekë apo afro 7 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqipëria me dhe pa ujë! - Problematikat, nga furnizimi deri te cilësia për konsum
Ndonëse Shqipëria është e pasur me burime ujore, por problematikat duke nisur nga furnizimi me ujë, cilësia e ujit të pijshëm janë prezente ndër vite. Nisur......

Çmimet e arit mund të arrijnë një nivel të lartë historik së shpejti dhe të qëndrojnë atje për shumë kohë!
Çmimet e arit kanë më shumë hapësirë për të ecur përpara ndërsa bankat globale luftojnë dhe Rezerva Federale e SHBA-së merr një vendim tjetër për normat e......

Greqia në zgjedhje të përgjithshme në maj, ndërsa qeveria përballet me zemërimin për katastrofën e trenave!
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për zgjedhje të përgjithshme për majin - dy muaj përpara përfundimit të mandatit të qeverisë së tij......

Rikuperojnë valutat kryesore! Euro dhe Franga zvicerane arrijnë paritetin mes tyre
Dollari amerikan blihet me 105.6 lekë dhe shitet me 106.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje duke rikuperuar disi pikë. Monedha europiane......

Stabilizohet sistemi bankar në SHBA - Yellen: Po ndërmerren hapat e nevojshëm për sigurimin e depozitave
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u shpreh se sistemi bankar i SHBA po stabilizohet pas veprimeve të forta të ndërmarra nga rregullatorët, por......

Nafta zbret pranë 74 USD për fuçi - Rritja e rezervave në SHBA sugjeron ngadalësim të kërkesës
Nafta është kthyer në rënie në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rritje, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje surprizë të......

Ndryshime në ligjin e pagave për administratën - Risitë nisin nga përcaktimi dhe trajtimet financiare, deri te indeksimi i pagave
Është hedhur për konsultim publik projektligji, që synon miratimin e kuadrit rregullator në lidhje me përcaktimet dhe kompetencat në fushën e pagave, të......

Rritet papritur inflacioni në Britani - Pas tre muajsh rënie të vazhdueshme arrin në nivelin 10.4%
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u rrit papritur në muajin shkurt, pasi faturat e ushqimit dhe energjisë vazhduan të rriteshin, duke vënë presion të......