Rritje e pensionit me 600 euro në vit - Macron: Nuk jam penduar për reformën e pensioneve!

Presidenti i Francës Emmanuel Macron iu drejtua vendit të tij të mërkurën mbrëma pas javësh protestash dhe grevash mbi një plan për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64. Gjatë intervistës së shumëpritur, të transmetuar në televizionin TF1 dhe France 2, Macron qëndroi fuqishëm pas qeverisë së tij dhe planit shumë të diskutueshëm të daljes në pension.
Macron tha se rishikimi i tij i diskutueshëm i pensioneve ishte "i nevojshëm" për të balancuar sistemin e pensioneve të Francës gjatë viteve të ardhshme mes ndryshimit të demografisë.
Macron, mbështetja e të cilit është më e larta në mesin e pensionistëve dhe punëtorëve të moshuar, tha se 1.8 milionë pensionistë "do të fillojnë të shohin rritjen e pensionit të tyre me një mesatare prej 600 euro në vit" si rezultat i ndryshimeve.
Presidenti gjithashtu dëshironte të "riangazhohej" në dialog me partnerët socialë për kushtet e punës dhe të dëgjonte "nevojën për drejtësi" të shprehur nga demonstruesit. Ai premtoi se diskutimi do të kishte të bënte veçanërisht me evolucionin e karrierës ose vështirësitë dhe do të mbahej "në javët e ardhshme".
Sindikatat reaguan shpejt ndaj fjalëve të presidentit, duke e akuzuar atë për "përçmim" dhe "gënjeshtra" në mënyrë që të "fshehte paaftësinë e tij për të gjetur një shumicë për të votuar për reformën e tij të padrejtë".
Presidenti francez, i cili nuk mund të kërkojë rizgjedhje pas përfundimit të mandatit të tij të dytë në 2027, tha se ishte i përgatitur të pranonte jopopullaritetin për reformën e diskutueshme, e cila sipas sondazheve kundërshtohet nga më shumë se dy të tretat e francezëve.
Macron pa vlerësimin e tij të pëlqimit të rënë në 28% javën e kaluar, sipas një sondazhi të Ifop, niveli i tij më i ulët që nga kriza e Jelekëve të Verdhë në 2019. Sondazhi u krye përpara se ai të përdorte fuqitë e posaçme ekzekutive për të detyruar reformën e tij të pensioneve, duke zemëruar më tej kritikët e tij.
Emmanuel Macron denoncoi "cinizmin" e disa "kompanive të mëdha" që kanë bërë fitime të mëdha të papritura që nga fillimi i luftës në Ukrainë duke i lejuar ata të blejnë aksionet e tyre në bursë dhe u kërkoi atyre "një kontribut të jashtëzakonshëm" në mënyrë që “Punëtorët të mund të përfitojnë” nga këto para.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD - Powell: Stresi që përfshiu bankat mund të shkaktonte një krizë kreditimi
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rritje, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell shprehu gatishmërinë për......

Dollari zbret në nivelin më të ulët në 7 javë - FED rrit normën bazë të interesit me 25 pikë, sinjalizon fundin e ciklit
Dollari është gjendur nën presion në sesionin e sotëm dhe po tregtohet në nivelin më të ulët në 7 javët e fundit, pasi yield-i i obligacioneve të Thesarit......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Powell përçon mesazhe të kujdesshme në lidhje me bankat
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pas njoftimit të shefit të FED, Jerome Powell për rritjen e interesave. Indeksi......

Rënie e fortë për Dollarin dhe Paundin – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të fortë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 104.7 lekë dhe është shitur me 106.1 lekë sipas kursit......

'Të mbytur me kërkesa': Firmat e monedhave dixhitale kthehen drejt bankave zvicerane pas kolapsit të huadhënësve amerikanë!
Firmat kripto po përpiqen të gjejnë institucione për ‘banking’ pas rënies së Signature Bank dhe Silvergate Capital, dy huadhënëse që ishin miqësore me......

Sa i “rëndojnë” sigurimet vjetore një fermeri? - Paguajnë deri 3.4 herë më pak se të siguruarit në qytet. Krekasi: Më të subvencionuarit nga shteti
Me ritme të lehta është rritur numri i të siguruarve në bujqësi në 2 vitet e fundit. Personi I vetëpunësuar në bujqësi që futet në skemën e detyruar të......

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat - Tatimi mbi të ardhurat shënon rritjen më të madhe për Janarin
Viti 2023 ka nisur pozitivisht për buxhetin e shtetit pasi të ardhurat e mbledhura janë me afro 10 për qind krahasimisht me 2022. Referuar të dhënave zyrtare......

Shqipëria me dhe pa ujë! - Problematikat, nga furnizimi deri te cilësia për konsum
Ndonëse Shqipëria është e pasur me burime ujore, por problematikat duke nisur nga furnizimi me ujë, cilësia e ujit të pijshëm janë prezente ndër vite. Nisur......