Shqipëria Postuar më 23 Mars 2023, 14:08

Ç’do ndodhë me kontratat e HEC-eve mbi Vjosë? “Park Kombëtar”, Nika: S’kanë vend mbi lumë, duhet rishikimi edhe i shumë aktiviteteve të tjerë

Nga SCAN TV
Ç’do ndodhë me kontratat e HEC-eve mbi Vjosë?

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” do të duhet të pasohet me shfuqizimin e të gjithë kontratave koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi këtë lumë.

Olsi Nika, nga organizata EcoAlbania, që udhëhoqi fushatën në Shqipëri, thotë se do të duhet të bëhet një vlerësim për secilën prej tyre, por gjithsesi tashmë hidrocentralet nuk mund të ndërtohen, pasi zhvillimi i këtyre aktiviteteve është i ndaluar.

Gjithsesi, sipas Nikës janë edhe një sërë aktivitetesh të tjerë që do të duhet të rishikohen, sikurse mund të jenë guroret, për të cilët duhet të përgatiten plane specifike.

Të pkatën 45 hidrocentrale janë planifikuar për t’u ndërtuar mbi lumin Vjosë, 8 prej të cilëve në degën kryesore, ndërsa 37 të tjetër në degët e tij.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat