Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për mbifurnizimin e tregut

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me mbifurnizimin e tregut, pasi Sekretarja amerikane i Energjisë, Jennifer Granholm deklaroi se rimbushja e rezervave strategjike do të kërkojë disa vite.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 69 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët pritet të publikojnë fitime javore prej mbi 3%, duke rikuperuar një pjesë të vogël të humbjeve të konsiderueshme të javës paraardhëse, si pasojë e shqetësimeve për një recesion global. Sekretarja e energjisë, Granholm u shpreh përpara ligjvënësve se do të jetë e vështirë për të përfituar nga çmimet e ulëta të naftës gjatë këtij viti.
Shtëpia e Bardhë deklaroi në tetor se do të blejë naftë për të mbushur rezervat strategjike, kur çmimet ishin mes 67 dhe 72 dollarë për fuçi. Ndër zhvillimet e tjera, banka Goldman Sachs deklaroi se rritja e kërkesës për lëndë të para po udhëhiqet nga Kina, që është importuesja më e madhe e naftës në botë. Gjatë këtij viti, kërkesa parashikohet të arrijë një rekord prej 16 milionë fuçi në ditë.
SCAN

Dollari e mbyll javën në qëndrueshmëri - Yellen siguron investitorët se depozitat e amerikanëve janë të sigurta
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur......

Bursat europiane e mbyllin javën në rënie - Në fokus të tregjeve rikthehen shqetësimet për sistemin bankar
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi në fokus të tregjeve janë rikthyer sërish shqetësimet që kanë të bëjnë me sistemin......

Rriten sërish normat e interesit për kreditë dhe depozitat! Guvernatori Gent Sejko shpjegon arsyet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Ndërmjetëm të Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e......

Një harxhim i kot parash? Basti i madh i Europës për LNG rrit rrezikun e aseteve të bllokuara!
Ndërtimi i shpejtë i infrastrukturës së gazit natyror të lëngshëm në Europë është në rrugën e duhur për të tejkaluar shumë kërkesën deri në fund të dekadës,......

Si ndikon paga minimale te të punësuarit e tjerë? - Ata me një rrogë bruto mbi 176.416 lekë, do të marrin 2.514 lekë më pak
Nga 1 prilli siç eshte është njoftuar nga qeveria do të hyjë në fuqi rritja e pagës minimale në 40 mijë lekë. Por kush do të preket nga rritja e pagës......

Sezoni turistik 2023, pa punonjës - Deri në 2 mijë euro kosto vjetore për kontratat e të huajve, mbizotërojnë Nepali dhe Bangladeshi
Mungesa e fuqisë punëtore për sezonin turistik 2023 pritet të thellohet edhe më tej teksa bizneset po hasin vështirësi edhe në tërheqjen e punonjësve të......

Shqiptarët “thyejnë rekord” në konsumin e duhanit - 2022 arrin shifrën më të lartë të 4 viteve, u importuan mbi 3 mijë ton cigare
Qytetarët shqiptarë kanë rritur ndjeshëm konsumin e duhanit gjatë vitit që lamë pas. Pavarësisht rritjes së çmimeve në tërësi për produktet ushqimore dhe jo......

Energjia për klientët e lidhur në 35 KV - ERE cakton çmimin për shkurtin, do e paguajnë me 32.24 lekë/kWh
Klientët në tregun e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen me energji elektrike nga OSHEE do të tarifohen me 32.24 lekë/kWh për......