Europa Postuar më 24 Mars 2023, 09:36

Bursat europiane e mbyllin javën në rënie - Në fokus të tregjeve rikthehen shqetësimet për sistemin bankar

Nga SCAN TV
Bursat europiane e mbyllin javën në rënie - Në fokus të

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi në fokus të tregjeve janë rikthyer sërish shqetësimet që kanë të bëjnë me sistemin bankar. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.5%, ndërsa shumica e sektorëve janë në rënie. Sektori bankar kryeson humbjet, në rënie me rreth 2%, pavarësisht sigurisë që ofruan politikëbërësit se sistemi është i qëndrueshëm.

Gjatë kësaj jave, Citigroup zhvlerësoi sektorin bankar europian në “neutral”, duke cituar efektet e shtrëngimit të politikave monetare nga Banka Qendrore Europiane. Për këtë arsye, Deutsche Bank humbi mbi 5% të vlerës në sesionin e kaluar.

Ditën e djeshme, edhe Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me 25 pikë bazë, në totalin e 4.25%, një vendim i pritshëm edhe nga tregjet. Gjithashtu, edhe Banka Kombëtare e Zvicrës rriti normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat