Banka e Anglisë rrit normat e interesit në 4.25% - Perspektiva për ekonominë, pak e përmirësuar. Nuk parashikohet recesion teknik

Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje në 4.25% në përgjigje të inflacionit më të lartë se sa pritej në Mbretërinë e Bashkuar dhe shenjave se ekonomia po ecën më mirë se ç'duhej.
Në një dy javë shqetësimi të shtuar në tregjet financiare globale, komiteti i politikës monetare të Bankës votoi me një shumicë prej shtatë me dy për të rritur normën bazë për të 11-tën herë radhazi.
Vendimi vjen pas një kërcimi të papritur në normën vjetore të inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar në shkurt në 10.4%, nga 10.1% në janar, e nxitur nga përshpejtimi i çmimeve të ushqimeve me ritmin më të shpejtë në 45 vjet. Banka tha gjithashtu se perspektiva për ekonominë është pak e përmirësuar dhe nuk po parashikon më një recesion teknik, ku ekonomia tkurret për dy tremujorë radhazi.
Bankat qendrore në të dy anët e Atlantikut kanë vijuar me rritjen e normave, pavarësisht frikës për kolapsin e Silicon Valley Bank dhe ndërmjetësimit të qeverisë zvicerane për shpëtimin e Credit Suisse nga huadhënësi rival i saj UBS. Rezerva Federale e SHBA rriti normën e saj bazë të interesit të mërkurën me një çerek pikë përqindjeje në një interval prej 4.75% deri në 5%.
Komiteti i Politikës Monetare tha se rritja në ekonominë britanike po mbahej më mirë se sa pritej, pasi paneli prej nëntë anëtarësh për përcaktimin e normës i çoi kostot e huamarrjes në nivelin më të lartë që nga viti 2008.
Megjithatë, Komiteti sinjalizoi se inflacioni pritej ende të bjerë gjatë muajve të ardhshëm në linjë me çmimet globale të energjisë. Në një sinjal për planet e tij të ardhshme, komiteti tha se “nëse do të kishte prova të presioneve më të vazhdueshme, atëherë do të kërkohej shtrëngim i mëtejshëm në politikën monetare”.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

80% e të punësuarve preken nga Inteligjenca Artificiale - Publikohet lista e profesioneve më të “zëvendësueshme”
OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka bërë publike shifrat për ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale dhe......

Italia, subvencion 5 miliardë euro - Për të kompensuar faturat e kushtueshme të energjisë
Italia po përgatit një paketë të re masash me vlerë rreth 5 miliardë euro për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me faturat e kushtueshme të......

Projektet e përbashkëta të Bashkimit Europian - Gentiloni: Mund të financohen nga Fondi Europian i Sovranitetit
Një Fond Europian i Sovranitetit mund të financojë projekte të përbashkëta të Bashkimit Europian për të ruajtur bllokun 27-vendesh përpara konkurrencës globale......

“Frenon” kriza bankare në Zvicër - Banka qendrore rriti normat e interesit
Kriza bankare në Zvicër ka ndaluar, sipas deklaratës së bankës qendrore të vendit e cila rriti normat e interesit për herë të katërt, në përpjekje për të......

Luks përtej “kufijve” në Dubai - Shtëpia që vlen 95 milionë dollarë me pishinën dykatëshe
I njohur për vilat e tij joreale dhe rrokaqiejt imponues, tregu i banesave në Dubai është aktualisht një nga më dinamikët në planet. Çmimi mesatar i shitjes së......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht por duke regjistruar një rënie nga fillimi I javës deri këtë të premte teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe......

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për mbifurnizimin e tregut
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me mbifurnizimin e......

Dollari e mbyll javën në qëndrueshmëri - Yellen siguron investitorët se depozitat e amerikanëve janë të sigurta
Dollari po tregtohet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, pas vendimit të Rezervës Federale për të rritur......