Europa Postuar më 24 Mars 2023, 10:32

Italia, subvencion 5 miliardë euro - Për të kompensuar faturat e kushtueshme të energjisë

Nga SCAN TV
Italia, subvencion 5 miliardë euro - Për të kompensuar faturat e

Italia po përgatit një paketë të re masash me vlerë rreth 5 miliardë euro për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me faturat e kushtueshme të energjisë, që  planifikon t'i shpallë javën e ardhshme.

Qeveria Meloni caktoi mbi 21 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për të zbutur ndikimin e kostove të energjisë në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës në tremujorin e parë të këtij viti. Roma tani dëshiron të zgjerojë dhe rishikojë këto masa, deklaroi ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, ndërsa dekreti pritet të miratohet më 28 mars.

Aktualisht, buxheti i shtetit ka ka 4.9 miliardë euro për të financuar skemën, duke përdorur disa nga fondet fillestare që nuk janë shpenzuar ende. Rritja më e lartë se sa pritej e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2023, që tani vlerësohet në pothuajse 1%, kundrejt objektivit 0.6% i vendosur në nëntor, do të rrisë gjithashtu të ardhurat nga taksat dhe do të ndihmojë në financimin e skemës.

"Objektivat e rritjes të vendosura nga qeveria në nëntor mund të arrihen ose tejkalohen," tha Giorgetti. Ministri shtoi se qeveria planifikoi të zgjasë deri në qershor një bonus ekzistues, që synon uljen e faturave të energjisë të paguara nga familjet me të ardhura të ulëta.

Nga kjo masë do të përfitojnë personat me të ardhura vjetore nën 15,000 euro. Për më tepër, Roma synon të ndryshojë një ulje tatimore për të zbutur kostot e energjisë për firmat, duke e bërë atë të disponueshme vetëm nëse çmimi i gazit tejkalon një prag të caktuar. Një masë tjetër për të kompensuar kostot e ngrohjes do të hyjë në fuqi nga tetori.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat