Bizneset shqiptare "vuajnë" për të gjetur tokë - "Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon

Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre, sipas të dhënave më të fundit nga “Banka Botërore” në raportin “Çështjet e Tokës”. Pra, e përkthyer në raport janë rreth 1 në 5 biznese të cilat shprehen se aksesi për tokë është një kufizim i madh në operacionet aktuale të sipërmarrjes së tyre.
Sipas raportit, kjo sfidë është gjithmonë e në rritje sidomos në një kohë kur vende të ndryshme po kalojnë një transformim dramatik ndaj ekspozimit në rritje ndaj ndryshimeve klimatike, tërmeteve, mungesës së ujit, por edhe presionit të madh demografik me të cilat po përballemi së fundmi.
Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me rajonin, të dhënat e raportit tregojnë se renditemi në vend të parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën. Kjo e fundit regjistron përqindjen më të lartë të bizneseve të cilat kanë deklaruar se e kanë vështirë gjetjen e një toke të lirë për të kryer aktivitetin e tyre. Sipas të dhënave të paraqitura garafikisht nga raporti i “Bankës Botërore” janë më shumë 40% e bizneseve në Kosovë që hasis kufizim në aksesin e tokës. Vendi me renditjen më pozitive në rajon është Serbia, me një normë pranë rreth 10%, pasuar nga Mali i Zi, që ndiqet në renditje nga Bosnje Hercegovina dhe nga Maqedonia e Veriut, me afërsisht 15% të sipërmarrësve të cilët kanë thënë se aksesi për tokë është një kufizim i madh për biznesin e tyre.
Sipas raportit, vendet e Lindjes së Mesme janë vendet të cilat masivisht përballen më këtë problem. Referuar grafikut shtetet të cilat kanë përqindjen më të lartë të sipërmarrësve të cilët janë shprehur se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre prodhues janë Afganistani, Sierra Leone, Sudani i Jugut etj. Nga ana tjetër, vendet ku gjetja e tokës për të hapur një biznes nuk është shumë problem janë Tajlanda, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Kroacia.
Përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimi i duhur i tokës mund të luajë një rol të rëndësishëm në adresimin e secilës prej këtyre sfidave dhe në vendosjen e vendeve në rrugën e rimëkëmbjes dhe rritjes, thotë"banka Botërore". Efikasiteti dhe qëndrueshmëria e përdorimit të tokës si dhe barazia e aksesit në tokë janë çështje qendrore në të gjithë botën.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Banka e Anglisë rrit normat e interesit në 4.25% - Perspektiva për ekonominë, pak e përmirësuar. Nuk parashikohet recesion teknik
Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje në 4.25% në përgjigje të inflacionit më të lartë se sa pritej në Mbretërinë e......

80% e të punësuarve preken nga Inteligjenca Artificiale - Publikohet lista e profesioneve më të “zëvendësueshme”
OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka bërë publike shifrat për ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale dhe......

Italia, subvencion 5 miliardë euro - Për të kompensuar faturat e kushtueshme të energjisë
Italia po përgatit një paketë të re masash me vlerë rreth 5 miliardë euro për të ndihmuar bizneset dhe familjet të përballen me faturat e kushtueshme të......

Projektet e përbashkëta të Bashkimit Europian - Gentiloni: Mund të financohen nga Fondi Europian i Sovranitetit
Një Fond Europian i Sovranitetit mund të financojë projekte të përbashkëta të Bashkimit Europian për të ruajtur bllokun 27-vendesh përpara konkurrencës globale......

“Frenon” kriza bankare në Zvicër - Banka qendrore rriti normat e interesit
Kriza bankare në Zvicër ka ndaluar, sipas deklaratës së bankës qendrore të vendit e cila rriti normat e interesit për herë të katërt, në përpjekje për të......

Luks përtej “kufijve” në Dubai - Shtëpia që vlen 95 milionë dollarë me pishinën dykatëshe
I njohur për vilat e tij joreale dhe rrokaqiejt imponues, tregu i banesave në Dubai është aktualisht një nga më dinamikët në planet. Çmimi mesatar i shitjes së......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht por duke regjistruar një rënie nga fillimi I javës deri këtë të premte teksa është blerë sot me 105.5 lekë dhe......

Nafta zgjeron humbjet - Investitorët, të shqetësuar për mbifurnizimin e tregut
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me mbifurnizimin e......