Parlamenti “rrëzon” biznesin për vetëprodhimin e energjisë - Ligji i ri lejon instalimin e vetëm 0.5 MW, hapet rruga për bilancin mujor

Parlamenti rrëzoi kërkesat e vazhdueshme të biznesit për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar të paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë elektrike. Ligji i ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” u miratua në seancën e fundit plenare, teksa varianti final që u dërgua për votim nga komisionet parlamentare lejon instalimin e jo më shumë se 0.5 MW.
Prej kohësh kërkohej që kjo sasi të mos kishte limite, teksa një propozim i hedhur së fundmi nga grupet e interesit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ishte që të paktën të rritej në 1 MW. Ndërkaq, ligji i ri sjellë një sërë risish për sektorin elektroenergjetik shqiptar. Një prej tyre lidhet me skemën e matjes për vetëprodhuesit e energjisë, që tashmë do të jetë mujore dhe jo vjetore.
Aplikimi i kësaj skeme ka kohë që kërkohet nga bizneset dhe grupet e interesit, teksa viti që lamë pas shënoi një kërkesë në rritje për instalimin e këtyre impianteve, si pasojë e çmimeve tejet të larta e të papërballueshme të energjisë elektrike.
Po ashtu, sipas ligjit të ri prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, sikurse është dielli, era apo uji mund të bashkohen me njëri-tjetrin, duke krijuar “kooperativa energjetike”. Sipas dokumentit, një komunitet i energjisë së rinovueshme ka të drejtë jo vetëm të prodhojë, por edhe të konsumojë, të depozitojë, të ndajë, të shesë energji të rinovueshme dhe të ofrojë agregim, duke përfshirë edhe marrëveshjet e shitblerjes së energjisë.
Po ashtu, për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të bashkohen e të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore. Kjo pasi, në ligj është përfshirë koncepti i “vetëprodhuesit të burimeve të rinovueshme me veprim të përbashkët”, që është një grup prej të paktën dy vetëprodhuesish të burimeve të rinovueshme që veprojnë së bashku, të cilët ndodhen në të njëjtën ndërtesë ose bllok me shumë apartamente.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

ARRSH, dy tenderë për korridorin VIII - 133.3 mln lekë për projektimin e Elbasan-Lekaj dhe Bushtricë-Maqedoni e Veriut
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 2 procedurave tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë......

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......

‘Rrëzohen’ aksionet e Deutsche Bank pas rritjes së papritur të kostos së sigurimit ndaj falimentimit të saj!
Aksionet e Deutsche Bank ranë me më shumë se 13% të premten në mëngjes pas një rritjeje të shkëmbimeve të mospagimit të kredisë të enjten mbrëma, ndërsa......

TikTok dëshiron të distancohet nga Kina! - Si Pekini po ‘insiston’ të përfshihet?
Kina thotë se do të "kundërshtonte fuqishëm" një shitje të detyruar të TikTok, duke e bërë të qartë përfshirjen e qeverisë me gjigantin e mediave sociale që po......

Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!
Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen......

Studimi: Pse të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër ndaj SHBA-së dhe Kinës?!
Të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Kinës, megjithëse për arsye të ndryshme, sipas një studimi të ri. Qendra Kërkimore......

Bizneset shqiptare "vuajnë" për të gjetur tokë - "Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon
Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre, sipas të dhënave më të fundit nga......