ARRSH, dy tenderë për korridorin VIII - 133.3 mln lekë për projektimin e Elbasan-Lekaj dhe Bushtricë-Maqedoni e Veriut

Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 2 procedurave tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë është Elbasan – Lekaj, me një fond limit prej 83.3 mln lekë. Ndërkohë që, segmenti i dytë është ai që do të lidhë Bushtricën, me pikën doganore me Maqedoninë e Veriut, me një fond limit prej 50 mln lekësh.
Këto procedura tenderuese vijnë pas përfshirjes së këtij segmenti të rëndëisshëm rrugor në Rrjetin Ndëreuropian të Transportit TEN-T, nga Bashkimi Evropian. Ndërkohë që, në fillim të këtij viti u njoftua nisja e punimeve në aksin Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e këtij korridori.
Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se këto janë 5 km e parë, teksa pika dalëse në Maqedoninë e Veriut e Korridorit 8 do të devijohet, për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë, duke projektuar një pikë tërësisht të re, që përputhet edhe me projektin që po zbatohet në anën maqedonase.
Korridori VIII është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. Ai nis nga portet italiane të Barit dhe Brindizit, në portet e Durrësit e Vlorës dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit dhe Varnës në Detin e Zi.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......

‘Rrëzohen’ aksionet e Deutsche Bank pas rritjes së papritur të kostos së sigurimit ndaj falimentimit të saj!
Aksionet e Deutsche Bank ranë me më shumë se 13% të premten në mëngjes pas një rritjeje të shkëmbimeve të mospagimit të kredisë të enjten mbrëma, ndërsa......

TikTok dëshiron të distancohet nga Kina! - Si Pekini po ‘insiston’ të përfshihet?
Kina thotë se do të "kundërshtonte fuqishëm" një shitje të detyruar të TikTok, duke e bërë të qartë përfshirjen e qeverisë me gjigantin e mediave sociale që po......

Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!
Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen......

Studimi: Pse të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër ndaj SHBA-së dhe Kinës?!
Të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Kinës, megjithëse për arsye të ndryshme, sipas një studimi të ri. Qendra Kërkimore......

Bizneset shqiptare "vuajnë" për të gjetur tokë - "Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon
Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre, sipas të dhënave më të fundit nga......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit në 4.25% - Perspektiva për ekonominë, pak e përmirësuar. Nuk parashikohet recesion teknik
Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje në 4.25% në përgjigje të inflacionit më të lartë se sa pritej në Mbretërinë e......