Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%

Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht, në shkurt të vitit 2023, numri i shtetasve gjithsej që kanë hyrë në territorin shqiptar regjistrohet në 695,246, duke pësuar një rritje me 51.5% krahasuar me shkurtin e një viti më parë, i cili regjistronte 458,951 hyrje. Krahasuar me tetë vitet e fundit, shkurti i këtij viti shënon numrin më të lartë të hyrjeve gjithsej në territorin e Shqipërisë. Numri i hyrjeve të janarit 2023 kalon edhe nivelin më të lartë të periudhës para pandemisë, kur regjistroheshin në 616,496, ose 13% më pak se shkurti i këtij viti.
Numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në Shqipëri është 385,921 ose 56% të hyrjeve në total, ndërsa shtetasit e huaj përbëjnë 44% ose 309,325 të huaj gjithsej. Krahasuar me një vit më parë, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është rritur me 53.9%, nga 200,997 të huaj në shkurt të 2022-shit.
Nga ana tjetër, po të flasim për daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shkurt të vitit 2023, janë shënuar gjithsej 693,021 dalje duke pësuar kështu një rritje me 40.3%, po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar INSTAT mbi numrin e shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë, shifrat tregojnë se janë 389,654 shtetas që kanë dalë, nga 293,703 që ishte kjo shifër gjatë shkurtit të 2022-shit. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2023, janë 303,367. Krahasuar me shkurtin e 2022-shit, ky numër është rritur me 51.5%.
Gjatë shkurtit, rajoni me numrin më të lartë të origjinës së shtetasve të huaj në Shqipëri vijon të jetë ai i Europës, me 300,057 shtetas, ndjekur nga Amerika me 6,250, ndërsa me numrin më të vogël të hyrjeve e regjistron Afrika me vetëm 184 shtetas. Megjithatë, këto shifra të publikuara nga Instat, flasin vetëm mbi lëvizjen e shtetasve të përmbledhura me rajone por prej disa muajsh mungon reflektimi i numrit të turistëve të huaj të specifikuar sipas vendit të origjinës.
Përsa i takon qëllimit të hyrjeve të shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë, dominohet nga kategoria e qëllimeve “personale”, dhe është regjistruar në 300,913, duke u rritur me 55.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kategoria e qëllimeve personale mbizotërohet nga nënkategoria “pushime, vizitë tek të afërmit” me rreth 95%, ndjekur nga nënkategoria “udhëtarë transit” me rreth 5%. Nga ana tjetër, shtetasit e huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime profesionale apo për biznes janë vetëm 8,412, duke u rritur me 6.3% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Ilda Methasani/ SCAN
Sondazh

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......

‘Rrëzohen’ aksionet e Deutsche Bank pas rritjes së papritur të kostos së sigurimit ndaj falimentimit të saj!
Aksionet e Deutsche Bank ranë me më shumë se 13% të premten në mëngjes pas një rritjeje të shkëmbimeve të mospagimit të kredisë të enjten mbrëma, ndërsa......

TikTok dëshiron të distancohet nga Kina! - Si Pekini po ‘insiston’ të përfshihet?
Kina thotë se do të "kundërshtonte fuqishëm" një shitje të detyruar të TikTok, duke e bërë të qartë përfshirjen e qeverisë me gjigantin e mediave sociale që po......

Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!
Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen......

Studimi: Pse të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër ndaj SHBA-së dhe Kinës?!
Të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Kinës, megjithëse për arsye të ndryshme, sipas një studimi të ri. Qendra Kërkimore......

Bizneset shqiptare "vuajnë" për të gjetur tokë - "Banka Botërore”: 1 në 5 has probleme, Shqipëria renditet e parafundit në rajon
Rreth 20% e bizneseve në Shqipëri kanë deklaruar se e kanë të vështirë gjetjen e tokës për të kryer aktivitetin e tyre, sipas të dhënave më të fundit nga......

Banka e Anglisë rrit normat e interesit në 4.25% - Perspektiva për ekonominë, pak e përmirësuar. Nuk parashikohet recesion teknik
Banka e Anglisë ka rritur normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje në 4.25% në përgjigje të inflacionit më të lartë se sa pritej në Mbretërinë e......

80% e të punësuarve preken nga Inteligjenca Artificiale - Publikohet lista e profesioneve më të “zëvendësueshme”
OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka bërë publike shifrat për ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale dhe......