Shqiptarët rrisin konsumin e birrës - Akciza dëmton prodhimin vendas, dyfishohet importi

Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt konsumit të birrës. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë për një rritje progresive të importit të birrës nga vitit në vit, duke arritur shifrën më të lartë përgjatë 2022-shit, i cili ishte edhe viti i rritjes së çmimeve, ku përjashtim nuk bëri as ky produkt.
Megjithatë çmimet më të kripura, nuk i kanë stepur qytetarët për të konsumuar më shumë birrë se zakonisht duke iu referuar markave të huaja, pa përfshirë këtu prodhimin vendas.
Konkretisht gjatë vitit 2022 janë importuar 51.999 ton birrë, duke regjistruar një rritje prej 4.2 krahasuar me një vit më parë. Ndërsa krahasuar me vitet 2019-2020 sasia e importuar e birrës shënon nivele edhe më të larta.
Ndërkaq, duket se për markat ndërkombëtare, mbarë ka nisur edhe 2023-shui, ku në muajin Janar i cili konsiderohet edhe më i ftohti i vitit, është blerë më shumë birrë nga jashtë kufijve. Kështu, në Janar janë importuar 2949 ton birrë, apo dyfishi i sasisë së të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Dyfishimi i akcizës së birrës në 710 lekë për hektolitër nga 1 janari 2023 duket se ka favorizuar më shumë importin dhe ka filluar të japë efekte negative për fabrikat e birrës në vend, të cilat u detyruan të rrisnin çmimin e produktit final. Për shkak të çmimit të lartë nga kostove të shtrenjtuara, birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, ndërsa sasia e blerë nga jashtë po rritet me ritme të larta.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Parlamenti “rrëzon” biznesin për vetëprodhimin e energjisë - Ligji i ri lejon instalimin e vetëm 0.5 MW, hapet rruga për bilancin mujor
Parlamenti rrëzoi kërkesat e vazhdueshme të biznesit për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar të paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë......

ARRSH, dy tenderë për korridorin VIII - 133.3 mln lekë për projektimin e Elbasan-Lekaj dhe Bushtricë-Maqedoni e Veriut
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 2 procedurave tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë......

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......

‘Rrëzohen’ aksionet e Deutsche Bank pas rritjes së papritur të kostos së sigurimit ndaj falimentimit të saj!
Aksionet e Deutsche Bank ranë me më shumë se 13% të premten në mëngjes pas një rritjeje të shkëmbimeve të mospagimit të kredisë të enjten mbrëma, ndërsa......

TikTok dëshiron të distancohet nga Kina! - Si Pekini po ‘insiston’ të përfshihet?
Kina thotë se do të "kundërshtonte fuqishëm" një shitje të detyruar të TikTok, duke e bërë të qartë përfshirjen e qeverisë me gjigantin e mediave sociale që po......

Pse punëtorët francezë duan të 'sabotojnë' vizitën historike shtetërore të mbretit britanik Çarls?!
Një vizitë e parë historike shtetërore e mbretit Çarls III në Francë javën e ardhshme mund të sabotohet nga punëtorët francezë në grevë. Çarls dhe Queen......

Studimi: Pse të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër ndaj SHBA-së dhe Kinës?!
Të rinjtë europianë janë kritikë të ashpër si ndaj SHBA-së ashtu edhe ndaj Kinës, megjithëse për arsye të ndryshme, sipas një studimi të ri. Qendra Kërkimore......