Koncepti i super jahtit të krijuar për të qenë "praktikisht i padukshëm"! (FOTOT)
Zakonisht është relativisht e vështirë të mos vëresh një super jaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design në fakt është krijuar për t'u zhdukur në sfond. I përshkruar si "praktikisht i padukshëm" si në dizajn ashtu edhe në ndikimin mjedisor, koncepti 88 metra Pegasus do të jetë superjahti i parë i printuar 3D në botë, sipas projektuesit.
Anija e madhe do të ketë "krahë" me xham që pasqyrojnë rrethinën e saj në përpjekje për t'i mundësuar asaj të përzihet me ambientin përreth. Superstruktura e super jahtit do të pajiset me panele diellore që fuqizojnë elektrolizuesit që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.
Hidrogjeni më pas do të shndërrohet në energji elektrike, e cila ruhet në bankat e baterive litium-jon që mund të përdoren për të fuqizuar sistemet operative dhe pajisjet.
Koncepti Pegasus do të prodhojë zero emetime dhe do të mbajë një gamë pothuajse të pafundme, sipas Forakis, i cili thotë se e kishte ëndërruar dizajnin ndërsa vizitonte një plazh në Greqi.
Sipas ekipit në Jozeph Forakis Design, projekti është zhvilluar me një filozofi "fakt shkencor, jo trillim" dhe teknologjitë kryesore të kërkuara për ta sjellë atë në jetë do të kërkojnë "evolucion të mëtejshëm" për ta ndërtuar atë.
Forkais vlerëson se koncepti do të marrë pesë deri në shtatë vjet për t'u ndërtuar dhe shpreson që ai të prezantohet deri në vitin 2030. Ndërsa studioja e dizajnit me sa duket ka marrë tashmë "disa" pyetje serioze nga blerësit, Pegasus mbetet vetëm një koncept në këtë kohë.
Koncepti inovativ është një nga një sërë modelesh të reja emocionuese të superjahteve që janë zbuluar muajt e fundit si ai i studios italiane Lazzarini Design Studio quajtur Plectrum dhe ai i studios spanjolle Rodriguez Design i quajtur Catalina.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rritja e çmimit të patentave - Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Komisioni i Konkurrencës vendosi rrëzimin e vendimit për rritjen e çmimit të lejes së drejtimit, marrëveshje e lidhur ndërmjet......

Arrestohet në Mal të Zi 'i arratisuri' Do Kwon - Themeluesi i kriptos Terra Luna kërkohet për ‘përplasjen’ prej mbi 40 miliardë dollarë
Policia në Mal të Zi ka arrestuar themeluesin e Terraform Labs, Do Kwon, i cili kërkohet në Korenë e Jugut në lidhje me një përplasje prej 40 miliardë......

Cilat janë arsyet e borxhit tatimor të bizneseve? - Tola: Sipërmarrjet të mos neglizhojnë me dashje detyrimet tatimore
“Bizneset të cilët nuk kanë paguar detyrimet tatimore, tashmë janë në rritje duke bërë që borxhi të kapërcejë nivelin e 1.3 miliardë eurove. Por cilat janë......

Shqiptarët rrisin konsumin e birrës - Akciza dëmton prodhimin vendas, dyfishohet importi
Qytetarët shqiptarë duket se po orientohen më shumë drejt konsumit të birrës. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë për një......

Parlamenti “rrëzon” biznesin për vetëprodhimin e energjisë - Ligji i ri lejon instalimin e vetëm 0.5 MW, hapet rruga për bilancin mujor
Parlamenti rrëzoi kërkesat e vazhdueshme të biznesit për rritjen e kapacitetit të lejuar për t’u instaluar të paneleve diellore për vetëprodhimin e energjisë......

ARRSH, dy tenderë për korridorin VIII - 133.3 mln lekë për projektimin e Elbasan-Lekaj dhe Bushtricë-Maqedoni e Veriut
Autoriteti Rrugor Shqiptar planifikon hapjen e 2 procedurave tenderuese për projektimin e 2 akseve rrugore që do të jenë pjesë e Korridorit 8. Aksi i parë......

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt - 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Çmimet e larta nuk frenojnë blerjen e pronave - Gjoka: Rritet interesi për shtëpi të dyta dhe të treta, të ulet taksa mbi shitjet
Rritja e çmimeve të banesave nuk i ka stepur qytetarët në planet e tyre për të blerë një pronë, sidomos në kushtet kur ka pasur një kapërcim edhe të çmimeve të......