Cilët janë sektorët me më shumë punonjës me pagë minimale? - Inspektime në mbi 10 mijë biznese, mbi 41 mijë të punësuar të këqpaguar

Rreth 1/5 e të punësuarve në sektorin privat rezultojnë me pagë minimale. Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2022, punësimi me pagë minimale rezulton evident në 19.7 % të punëmarrësve të evidentuar në punë në rreth 10 mijë subjekte private të inspektuara gjatë vitit që lamë pas.
Konkretisht, në total janë kontrolluar mbi 212 mijë punëmarrës, ku nga të cilët 41.837 kanë rezultuar të deklaruar në sistemin tatimor me pagën minimale. Por cilët janë sektorë që kanë më shumë të keqpaguar? Sektori bujqësi, pyje, peshkim zë vendin e parë me 62.2 për qind kundrejt numrit total të punëmarrëseve në këtë sektor.
Në vendin e dytë renditet sektori hotel, tregti, bare dhe restorante me 31 për qind kundrejt totalit të punonjësve në sektor, duke u ndjekur nga ndërtimi me 25.7 për qind; financë shërbime dhe sigurime me 24.9 për qind dhe ndërmarrje prodhuese me 18.9 për qind. Ndërsa sektorët e tjerë si transport, telekomunikacion, miniera, karriera, elektricitet, gaz, ujë zënë një peshë më të vogël.
Në Prill 2023 hyn në fuqi dhe vendimi për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, si masë për të ruajtur fuqinë punëtore në vend. Pagat e ulëta apo nëndeklaruara janë konsideruar si shkaku kryesor që biznesi po vuan mungesën e punonjësve. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u ka bërë apel bizneseve të që të rrisin pagat dhe të mos shfrytëzojnë fuqinë punëtore nëse nuk duan që të falimentojnë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Shqiptarët nuk argëtohen dot, të fundit në Europë - EUROSTAT: 48% nuk mund të hanë në restorant, as një herë në muaj, 70% nuk dëfrehen në kohën e lirë
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europaine të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të......

Ecuria e energjisë diellore - Asnjë impiant i ri në vitin 2022, ekzistuesit prodhuan 0.71% të energjisë totale
Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për vitin 2022 sasia e prodhuar nga......

370 mijë biznese të vogla rrezikojnë mbylljen në Britani - Shkak, përfundimi i mbështetjes së qeverisë për faturat e energjisë
Rreth 370 mijë biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shkurtojnë vendet e tyre të punës ose rerzikojnë mbylljen e plotë, në momentin që......

Ulet numri i miliarderëve në Kinë - Kufizimet kundër Covid-19, një nga arsyet kryesore
Më shumë se 400 persona humbën statusin e miliarderit vitin e kaluar, shumica nga Kina, pasi shtrëngimi i monedhës globale, problemet e shkaktuara nga Covid-19......

Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv, tranzicioni i gjelbër dhe tregu i brendshëm i energjisë
Këshilli Europian u bëri thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hartimin e legjislacionit për energjinë që të arrijnë marrëveshje të menjëhershme për të......

Banka Botërore cakton 2.4 trilion dollarë financim vjetor - Ndryshimet klimatike dhe lufta ndaj pandemive, sfidat kryesore
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass përcaktoi një udhërrëfyes të ri për pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin e projekteve në të gjithë......

Amerikanët po i kthehen parasë ‘cash’! - Pse kjo mund të sjellë më shumë telashe?
Në vazhdën e kolapsit të Silicon Valley Bank dhe shkrirjes së mëvonshme bankare, paraja është mbreti. Trazirat e shkaktuara në tregjet financiare kanë bërë që......

Pse një nga aeroportet më të ngarkuar në Europë është gati të ndryshojë?!
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit të Europës, do të detyrohet të kufizojë numrin e fluturimeve ndërkombëtare dhe......