Çfarë pritet të zgjidhë garancia rinore? - Miratohet plani i zbatimit, fokusi tek trajnimet dhe praktikat profesionale

Shkalla e të rinjve as në punësim, as në arsim dhe trajnim (NEET) është një nga sfidat më të mëdha që vendi ynë po has, teksa nga viti në vit vijon të rritet më shumë. 21.5% është përqindja e regjistruar për papunësinë e moshës 15-29 vjeç, një shifër në rritje në fund të vitit 2022.
Paga më të larta, kushte jo të duhura në punë dhe mungesa e trajnimeve janë problematikat që evidentohen për këtë shtresë të shoqërisë. Vet qeveria pranon se niveli i papunësisë tek të rinjtë është shumë i lartë, rreth dy herë më shumë se treguesi për Bashkimin Europian.
Një shifër që tregon se të rinjtë ne një masë të konsiderueshme nuk arrijnë të gjejnë në treg punë që i përgjigjet pritshmërive të tyre, duke mbetur të papërfshirë në aktivitetin ekonomik të vendit dhe të varur ndaj mbështetjes sociale që u jepet nga familja, shteti, të afërmit e tyre në emigracion apo të punësuar në vend.
Si zgjidhje për situatën aktuale qeveria ka miratuar këtë të premte planin e zbatimit të Garancisë Rinore. Teksa evidenton se shkalla e papunësisë dhe pasivitetit tek të rinjtë është shumë e lartë, Garancia Rinore fokusin e saj e ndal tek pagesat e pjesshme të trajnimeve, të cilat cilësohen si më të nevojshmet.
Plani kombëtar për Zbatimin e Garancisë Rinore parashikon disa reforma të ndara në katër faza: hartëzimi, angazhimi, përgatitja dhe ofrimi. Në fazën e parë do të ngrihet një sistem monitorimi për braktisjen e hershme të shkollës dhe do të përforcohet shërbimi i këshillimit në karierë brenda institucioneve arsimore. Faza e dytë përfshin fushata informuese të bazuara në komunitet dhe fushata duke përdorur metoda inovatore angazhimi në rrjete sociale.
Së treti do të zhvillohen instrumente të reja regjistrimi në portalin e AKPA-s. Dhe faza përfundimtare e cila pritet të jetë më e rëndësishmja, do të zhvillohen dhe përshtaten programe për nxitjen e punësimit dhe trajnimit siç janë programe që mbështesin punësimin, programe që ofrojnë arsim të mesëm profesional, pas të mesëm dhe arsim me kohë të pjesshëm dhe programe për trajnim të vazhduar dhe praktika profesionale për rritje të aftësive bazë dhe atyre profesionale.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Cilët janë sektorët me më shumë punonjës me pagë minimale? - Inspektime në mbi 10 mijë biznese, mbi 41 mijë të punësuar të këqpaguar
Rreth 1/5 e të punësuarve në sektorin privat rezultojnë me pagë minimale. Referuar të dhënave zyrtare të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë vitit 2022, ......

Shqiptarët nuk argëtohen dot, të fundit në Europë - EUROSTAT: 48% nuk mund të hanë në restorant, as një herë në muaj, 70% nuk dëfrehen në kohën e lirë
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europaine të Statistikave”, për vitin 2020, Shqipëria regjistron normën më të lartë të personave të cilët nuk kanë mundësi të......

Ecuria e energjisë diellore - Asnjë impiant i ri në vitin 2022, ekzistuesit prodhuan 0.71% të energjisë totale
Të dhënat për prodhimin e energjisë nga dielli mbeten modeste, në raport me energjinë e prodhuar nga burimet ujore, teksa për vitin 2022 sasia e prodhuar nga......

370 mijë biznese të vogla rrezikojnë mbylljen në Britani - Shkak, përfundimi i mbështetjes së qeverisë për faturat e energjisë
Rreth 370 mijë biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar pritet të shkurtojnë vendet e tyre të punës ose rerzikojnë mbylljen e plotë, në momentin që......

Ulet numri i miliarderëve në Kinë - Kufizimet kundër Covid-19, një nga arsyet kryesore
Më shumë se 400 persona humbën statusin e miliarderit vitin e kaluar, shumica nga Kina, pasi shtrëngimi i monedhës globale, problemet e shkaktuara nga Covid-19......

Marrëveshje e menjëhershme për energjinë - Në objektiv, tranzicioni i gjelbër dhe tregu i brendshëm i energjisë
Këshilli Europian u bëri thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në hartimin e legjislacionit për energjinë që të arrijnë marrëveshje të menjëhershme për të......

Banka Botërore cakton 2.4 trilion dollarë financim vjetor - Ndryshimet klimatike dhe lufta ndaj pandemive, sfidat kryesore
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass përcaktoi një udhërrëfyes të ri për pjesëmarrjen e sektorit privat në financimin e projekteve në të gjithë......

Amerikanët po i kthehen parasë ‘cash’! - Pse kjo mund të sjellë më shumë telashe?
Në vazhdën e kolapsit të Silicon Valley Bank dhe shkrirjes së mëvonshme bankare, paraja është mbreti. Trazirat e shkaktuara në tregjet financiare kanë bërë që......