Banka e Anglisë, apel biznesit - “Vendosni çmimet e produkteve duke u bazuar në parashikimet e inflacionit”

Bizneset britanike duhet të marrin në konsideratë parashikimet zyrtare që tregojnë se inflacioni do të bjerë këtë vit kur vendosin çmimet e tyre, deklaroi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey. Ai shtoi se nuk kishte asnjë provë që kompanitë po rrisnin çmimet më shumë nga sa duhej.
Banka qendrore e Britanisë rriti normën bazë të interesit në 4.25% të enjten nga 4%, një ditë pasi shifrat zyrtare treguan një rritje të papritur të normës vjetore të inflacionit të çmimeve të konsumit në 10.4% në shkurt.
Bailey përsëriti se banka qendrore priste që inflacioni të binte ndjeshëm këtë vit pasi ndikimi i rritjes së madhe të çmimeve të energjisë vitin e kaluar ra ishte poshtë parashikimeve.
Guvernatori theksoi se shihte shenja inkurajuese, por shtoi se duhet një vigjilencë e jashtëzakonshme në këtë front.
Vitin e kaluar Bailey u përball me kritika nga sindikatat pasi tha se përpjekjet për të siguruar rritjen e pagave do të vononin kthimin e inflacionit në objektivin e tij prej 2%.
Të enjten, stafi i Bankës së Anglisë rishikoi parashikimin afatshkurtër për ekonominë për të parashikuar një rritje modeste në tre muaj deri në fund të qershorit, në vend të një tkurrje. Bailey tha se ekonomia e Britanisë tani kishte një mundësi të mirë për të shmangur recesionin.
Në nëntor, Banka e Anglisë parashikoi recesionin më të gjatë që nga fillimi i regjistrimeve moderne, megjithëse tha se rënia e parashikuar në çdo tremujor ishte e vogël dhe një rishikim modest në rritje do të mjaftonte për të thyer vargun e rënieve tremujore.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Rregulla të reja për imigracionin - Gjermania rishikon legjislacionin për të shtuar fuqinë punëtore
Gjermania pritet të miratojë një ligj të ri për shtetësinë që do ta bëjë më të lehtë për të huajt të fitojnë nënshtetësinë gjermane, si pjesë e një ndryshimi......

Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës!
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë,......

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global
Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Largohen përkohësisht shqetësimet për sistemin bankar global
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi autoritetet kanë deklaruar se do të veprojnë menjëherë për të mos lejuar një......

Nafta rritet drejt 75 USD për fuçi - Mbështetet nga përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit
Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas humbjeve të realizuara të premten e kaluar. Investitorët e kanë rikthyer fokusin te tensionet......

Bill Gates tregon se si AI do të ndikojë në të ardhmen tonë!
Bill Gates ka përgatitur një raport me shtatë faqe se si ai mendon se AI do të ndikojë në të ardhmen tonë. Duke u ndalur në të ardhmen e AI dhe si do të......