Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh", tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane.
Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë "Putin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim", sepse Europa "në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia" ishte e bllokuar, sipas Borrell. Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.
Borrell e përcaktoi vitin 2023 si "vitin kyç" për marrëveshje me vende të tjera, sidomos me Amerikën Latine, duke iu referuar kështu samitit të pritshëm në mes të korrikut mes BE dhe Komunitetit të Shteteve Amerikanolatine dhe Karaibeve, (CELAC). "Europa dhe Amerika Latine kanë avantazhin të tregojnë, se marrëdhëniet e tyre ekonomike janë gjithmonë një burim i progresit", tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme.
Borrell theksoi, se investimet europiane në Amerikën Latine janë më të larta se ato të Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë "të marra së bashku". Sipas një raporti të Komisionit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet në vitin 2021 36% e 132 miliardë eurove investime në këtë rajon kanë ardhur nga Europa.
SCAN
Sondazh

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global
Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Largohen përkohësisht shqetësimet për sistemin bankar global
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi autoritetet kanë deklaruar se do të veprojnë menjëherë për të mos lejuar një......

Nafta rritet drejt 75 USD për fuçi - Mbështetet nga përshkallëzimi i tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit
Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë ditës së sotme, pas humbjeve të realizuara të premten e kaluar. Investitorët e kanë rikthyer fokusin te tensionet......

Bill Gates tregon se si AI do të ndikojë në të ardhmen tonë!
Bill Gates ka përgatitur një raport me shtatë faqe se si ai mendon se AI do të ndikojë në të ardhmen tonë. Duke u ndalur në të ardhmen e AI dhe si do të......

Zbulohet rreziku nga ngrohja globale për fluturimet ajrore!
Një grup specialistësh nga Universiteti Britanik i Reading në punën e tyre shkencore zbuluan se në sfondin e ngrohjes globale, turbulencat po përkeqësohen, gjë......

Analiza e grafikut të Bitcoin sipas ekspertit të CryptoQuant!
Analisti ekspert i CryptoQuant, Dan Lim, parashikoi zhvillime të mëtejshme mbi kursin e këmbimit të kriptomonedhës Bitcoin (BTC) kundrejt dollarit amerikan. Ai......