Bota Postuar më 27 Mars 2023, 10:40

First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve

Nga SCAN TV
First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin

First Citizens Bank & Trust do të blejë depozitat dhe huatë e Silicon Valley Bank, tha të hënën Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave të SHBA-së, pak më shumë se dy javë pas kolapsit më të madh bankar në SHBA që nga Lehman Brothers.

Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve të SVB me një zbritje prej 16.5 miliardë dollarësh, por rreth 90 miliardë dollarë në letra me vlerë dhe aktive të tjera do të mbeten nën administrimin e Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave.

Vendimi vjen pasi rregullatori transferoi të gjitha depozitat dhe asetet e SVB në një "bankë urë" të re në fillim të këtij muaji në një përpjekje për të mbrojtur depozituesit dhe huadhënësit.

“17 ish-degët e Silicon Valley Bridge Bank, do të hapen nwn emrin First–Citizens Bank & Trust Company të hënën, më 27 mars 2023”, thuhet në deklaratën e Korporatës. Por, klientët e Silicon Valley Bridge Bank, duhet të vazhdojnë të përdorin degën e tyre aktuale derisa të marrin njoftim nga First–Citizens Bank & Trust Company se konvertimet e sistemeve janë përfunduar për të lejuar shërbimin e plotë bankar në të gjitha vendndodhjet e tjera të degëve të saj.

Rregullatori shtoi se kostoja e përllogaritur e falimentimit të SVB ndaj Fondit të Sigurimit të Depozitave do të jetë rreth 20 miliardë dollarë, por kosto e saktë do të përcaktuar pasi të përfundojë marrëveshja.

Rregullatorët mbyllën SVB-në, një emër i madh në sektorin e teknologjisë dhe kapitalit sipërmarrës dhe morën kontrollin e depozitave të saj më 10 mars, në atë që ishte dështimi më i madh i bankave amerikane që nga kriza globale financiare.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll
Europa 27 Mars

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!

Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Shqipëria 27 Mars

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!

Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat