Greva masive për rritjen e pages në Gjermani - Inflacioni në rritje ka prekur standardin e jetesës së punëtorëve

Një grevë masive në Gjermani ka nisur të hënën, duke dëmtuar transportin publik dhe aeroportet në një nga protestat më të mëdha në dekada, ndërsa ekonomia më e madhe e Europës po tërhiqet nga rritja e inflacionit.
Krerët e sindikatave paralajmëruan se rritja e konsiderueshme e pagave ishte një "çështje mbijetese" për mijëra punëtorë. Këto greva janë të fundit në rrjedhë kronologjike që kanë goditur ekonomitë e mëdha europiane, pasi çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë po prekin standardet e jetesës.
Gjermania, e cila ishte shumë e varur nga Rusia për gazin përpara luftës në Ukrainë, është goditur veçanërisht rëndë nga inflacioni më i lartë teksa po përpiqej për burime të reja energjie, me normat e inflacionit që tejkalojnë mesataren e eurozonës në muajt e fundit.
Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën më shumë se sa pritej në shkurt, deri në 9.3% krahasuar me një vit më pare, duke treguar se nuk do të ndaleshin presionet e çmimeve që Banka Qendrore Europiane është përpjekur të zbusë me një sërë rritjesh të normave të interesit. Ka qenë një rregullim i dhimbshëm për miliona punëtorë në të gjithë vendin pasi kostot e gjithçkaje, rriten pas vitesh me çmime mjaft të qëndrueshme.
Sindikata “Verdi” po negocion në emër të rreth 2.5 milionë punonjësve në sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet. Sindikata e hekurudhave dhe transportit EVG negocion për rreth 230,000 punonjës në operatorin hekurudhor Deutsche Bahn dhe kompanitë e autobusëve.
Verdi po kërkon një rritje pagash prej 10.5%, që do të ishte një shtesë me të paktën 500 euro në muaj, ndërsa EVG kërkon një rritje prej 12%, ose të paktën 650 euro në muaj.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve
First Citizens Bank & Trust do të blejë depozitat dhe huatë e Silicon Valley Bank, tha të hënën Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave të SHBA-së, pak më......

Banka e Anglisë, apel biznesit - “Vendosni çmimet e produkteve duke u bazuar në parashikimet e inflacionit”
Bizneset britanike duhet të marrin në konsideratë parashikimet zyrtare që tregojnë se inflacioni do të bjerë këtë vit kur vendosin çmimet e tyre, deklaroi......

Rregulla të reja për imigracionin - Gjermania rishikon legjislacionin për të shtuar fuqinë punëtore
Gjermania pritet të miratojë një ligj të ri për shtetësinë që do ta bëjë më të lehtë për të huajt të fitojnë nënshtetësinë gjermane, si pjesë e një ndryshimi......

Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës!
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë,......

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global
Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Largohen përkohësisht shqetësimet për sistemin bankar global
Bursat europiane janë hapur në rritje në sesionin e parë të kësaj jave, pasi autoritetet kanë deklaruar se do të veprojnë menjëherë për të mos lejuar një......