Tregu i punës në BE është në vështirësi - Europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë!

Tregu europian I punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe restoranteve. Ndërkohë, duke nxitur më tej kërkesën, në fund të vitit 2022 bumi i largimeve vullnetare arriti kulmin në vende si Italia, Spanja dhe Franca, duke u bërë simptoma më evidente e faktit se europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë.
Në Gjermani, indeksi i mungesës së fuqisë punëtore shënoi një rritje të katërt radhazi në shkurt të këtij viti, duke treguar vështirësitë në rritje në plotësimin e vendeve vakante në agjencitë e punësimit. Gjithashtu, për shkak të tendencës progresive të rënies demografike që vërehet në vend, nevoja për punëtorë është gjithnjë e më e madhe.
Në Spanjë, në vitin 2022, vendet e lira të punës u rritën me 150% në sektorin e transportit, me 111% në administratën publike, me 91% në aktivitetet profesionale dhe teknike. Por, në terma absolutë mungesat më të mëdha për një total prej rreth 140,000 njësi janë të përqendruara në industri dhe ndërtim.
Në Holandë, aktualisht ka 123 vende të lira pune për çdo njëqind të papunë, 15 herë më shumë se në Francë, ku, në korrik 2022, përqindja e kompanive industriale që raportonin vështirësi në rekrutim kishte arritur në 67%, një nivel i paparë që nga viti 1991. E njëjta gjë vlen edhe për kompanitë italiane, të cilat në janar kërkonin mbi 500 mijë punëtorë.
Paralelisht, pothuajse si një paradoks i brendshëm i tregut aktual të punës, largimet vullnetare janë gjithashtu në rritje në disa vende. Franca arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022, me më shumë se 2.16 milionë kontrata të ndërprera me kërkesë të punëtorit. Në raport me numrin e punonjësve, shkalla e dorëheqjeve ishte 2.7% në tremujorin e parë të 2022, jo shumë larg nga ajo e Shteteve të Bashkuara ku të ashtuquajturat "dorëheqje të mëdha" arritën kulmin në 3% në dhjetor 2021.
Në Itali në vitin 2022 u regjistruan pothuajse 2.2 milionë largime vullnetare, 13.8% më shumë se në 2021. Në Spanjë, ku e vetmja statistikë e fenomenit është ajo e lidhur me numrat e sigurimeve shoqërore, në vitin 2022 janë rreth 70 mijë punëtorë me kontrata të përhershme që kanë hequr dorë nga puna, më shumë se në çdo vit që nga viti 2001, kur filloi kjo statistikë.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Greva masive për rritjen e pages në Gjermani - Inflacioni në rritje ka prekur standardin e jetesës së punëtorëve
Një grevë masive në Gjermani ka nisur të hënën, duke dëmtuar transportin publik dhe aeroportet në një nga protestat më të mëdha në dekada, ndërsa ekonomia më e......

First Citizens blen Bankën Silicon Valley - Marrëveshja përfshin blerjen e afërsisht 72 miliardë dollarëve të aseteve
First Citizens Bank & Trust do të blejë depozitat dhe huatë e Silicon Valley Bank, tha të hënën Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave të SHBA-së, pak më......

Banka e Anglisë, apel biznesit - “Vendosni çmimet e produkteve duke u bazuar në parashikimet e inflacionit”
Bizneset britanike duhet të marrin në konsideratë parashikimet zyrtare që tregojnë se inflacioni do të bjerë këtë vit kur vendosin çmimet e tyre, deklaroi......

Rregulla të reja për imigracionin - Gjermania rishikon legjislacionin për të shtuar fuqinë punëtore
Gjermania pritet të miratojë një ligj të ri për shtetësinë që do ta bëjë më të lehtë për të huajt të fitojnë nënshtetësinë gjermane, si pjesë e një ndryshimi......

Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës!
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina. "Ne kemi vënë re, se varësitë,......

Gjermania gati e paralizuar këtë të hënë!
Dy sindikatat më të fuqishme në Gjermani, ver.di dhe ajo e transportit dhe hekurudhave, EVG kanë rënë dakord të koordinojnë të hënën një grevë paralajmëruese......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë këtë të hënë me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë teksa e ka nisur këtë javë në kuota të qëndrueshme por duke humbur pikë......

Tregu monetar e nis javën në qëndrueshmëri - Në fokus të investitorëve, problemet e sistemit bankar global
Dollari amerikan e ka nisur në qëndrueshmëri edhe këtë javë dhe vijon të këmbehet pranë nivelit më të ulët në 7 javët e fundit, ndërsa investitorët po presin......