Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës

Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se ka bllokuar tërësisht procesin e kthim kompensimit të pronave për shkak të një vendimi të Gjylatës Kushtetuese të vitit 2021 i cili pezulloi ligjin. Me përjashtim të kompensimeve me kusht.
Bëhet fjalë për një formulë e miratuar që në vitin 2015, përmes së cilës pronarëve u jepet mundësia të përfitojnë menjëherë kompensimin në rast se heqin dorë nga shumë totale. Përqindja e kompensimit varion në funksion të kohës që ai jepet. Për ata pronarë që e duan menjeherë kompensimin, vlera ulet deri në 20% të totalit.
Në raport, ATP bën me dije se që prej vitit 2016, janë në total 269 subjekte që kanë pranuar të heqin dorë nga pjesa më e madhe e kompensimit në këmbim të marrjes së tij jashtë radhe. Në total për këta subjekte janë paguar me këste rreth 1.7 miliardë lekë, apo afërisht 17 milionë dollarë. Vlen për t’u përmendur, se ATP raporton që i ka kursyer buxhetit më shumë se 6.8 miliardë lekë, apo afërisht 68 milionë dollarë përmes kësaj formule.
Agjencia e Trajtimit të pronave kursen çdo vit miliona dollarë përmes kësaj formule, në një kohë që duket se vitet në vijim, shtimi i pronarëve që pranojnë këtë formulë do të jetë prioritet i saj. Në Projektbuxhetin Afatmesëm 2023-2025, parashikohet që numri i pronarëve të përfshire në këtë sekemë të rritet nga 1,600 e parashikuar për 2023, në 1,936 për 2025.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp
Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen......

Investime në blegtori, peshkim dhe prodhimin e ullirit - Shqipëria, memorandum me Italinë për një produkt të përbashkët
Më shumë investime në sektorin e blegtorisë, peshkimit dhe ullirit janë fokusi kryesor i marrëveshjes së arritur midis ministrisë së bujqësisë së vendit tonë......

Emigrantët, “lumë” parash në Atdhe - Remitancat thyejnë rekord historik, 833 milionë euro për familjet në 2022-shin
Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e......

TEC-et lundrues, KESH merr licencën e prodhimit - Impinatet s’janë marrë ende në dorëzim, nuk dihet ende afati i komisionimit
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga 2 TEC-et lundrues, që......

Letrat me vlerë të Qeverisë “joshin” jorezidentët - Prania e tyre te bonot e obligacionet u rrit me 53% në fillim të 2023, 443.3 miliardë në shkurt
Rritja e fortë e normave të letrave me vlerë të Qeverisë që nga mesi i vitit të shkuar, duket se ka ngjallur interes të fortë te investiotërt jorezidentë. Në......

Kombet e G7 drejt rregullave më të rrepta për kriptomonedhat!
Zyrtarët nga vendet kryesore industriale të Grupit të Shtatë (G7) do të diskutojnë rregulloret mbi kriptovalutat për të përmirësuar transparencën dhe mbrojtjen......

Jep dorëheqjen kryetari i Bankës Kombëtare Saudite pas trazirave të shkaktuara në Credit Suisse!
Kryetari i aksionerit më të madh të Credit Suisse ka dhënë dorëheqjen pasi komentet e tij ndihmuan në nxitjen e rënies së aksioneve të saj që çuan edhe në......

Si Bitcoin është gati të ‘hedhë në erë’ sistemin bankar të Afrikës prej 86 miliardë dollarësh?!
CEO i Block, Jack Dorsey dhe drejtuesi i tij më i lartë zbritën në Akra për Konferencën inauguruese të Bitcoin në Afrikë në dhjetor për të folur për një nga......