Shqipëria Postuar më 27 Mars 2023, 14:19

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp

Nga SCAN TV
Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata

Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen në 2 asete të pashfrytëzuara në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, që sipas një analize paraprake të kryer rreth 1 vit më parë, kanë treguar se paraqesin potencial të lartë në drejtim të rrezatimit diellor.

Më konkretisht, bëhet fjalë për aerodromin fushor në Shkodër, me një hapësirë prej 31.8 ha, si dhe Fushën e Uljes në Sarandë, prej 8.6 ha.

Përmes një tenderi me vlerë 7.3 mln lekë, Korporata e Investimeve synon gjetjen e një konsulenti për hartimin e studimit të fizibilitetit për krijimin e këtyre 2 burimeve të reja të gjenerimit të energjisë së rinovueshme, ku ndër të tjera do të përcaktohen edhe vlerësimet e kostos së investimit dhe përfitimit, si dhe opsionet e financimit të projekteve.

Sipas dokumenetev të tenderit, Korporata e Investimeve Shqipare ka si rol kryesor të veprojë si një menaxher asetesh dhe zhvillues projektesh për asetet e pashfrytezuara më parë të sektorit publik, duke promovuar monetizimin e tyre nëpërmjet mobilizimit të kapitalit privat, duke krijuar kështu vlerë në ekonominë vendase.

Në këtë kuadër, synon të investojë në projekte që nxisin eficiencën e energjisë, teksa energjia diellore shihet si mundësi për të ofruar zgjidhje të përshtatshme për ndryshimet klimatike globale, si dhe të ketë një ndikim të rëndësishëm në krizën energjetike.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat