Emigrantët, “lumë” parash në Atdhe - Remitancat thyejnë rekord historik, 833 milionë euro për familjet në 2022-shin

Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifra është edhe më e lartë se viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm. Por, duhet pasur parasysh faktin se, para krizës financiare globale të viteve 2008-2009 niveli i remitancave ishte ndjeshëm më i lartë se periudha pasuese.
Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Në total, emigrantët kanë dërguar të paktën 73 milionë euro më shumë se viti pararendës, ai 2021. Bëhet fjalë për 9.6% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021.
Nëse krahasimin e bëjmë me periudhën para dy krizave, pandemisë dhe çmimeve, shohim se emigrantët kanë sjellur në vend të paktën 132 milionë euro më shumë në vit.
Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i fundit i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 241 milionë euro dërgesa. Kjo shifër është edhe më e lartë se tremujori i dytë i vitit 2009, kur emigrantët dërgonin në Atdhe 240 milionë euro. Pikërisht kjo periudhë ka mbajtur deri në fund të vitit të kaluar rekordin historik sa i përket remitancave në vendin tonë. Në tremujorin e 4-tët ët vitit të kaluar, remitancat rezultojnë plot 8.9% më të larta se tremujori i njëjtë i vitit pararendës.
Nga këto shifra duket qartë se emigrantët kanë ndikuar mjaftueshëm për të zbutur krizën e çmimeve për familjet shqiptare, madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur shumë ekonomi familjare u prekën rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e covid-19. Për më tepër, ky lum dërgesash të parave nga emigrantët gjatë vitit të kaluar ka ardhur pavarësisht faktit se kriza e çmimeve ka prekur thuajse çdo cep të globit, dhe sidomos vendet ku ka një përqëndrim të lartë të emigrantëve shqiptarë, si vendet e Bashkimit Europian, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, norma e inflacionit në këto vende gjatë vitit të kaluar ka qenë ndjeshëm më e lartë se shifra që Instituti i Statistikave ka raportuar në vendin tonë.
Instat reaporton se gjatë vitit të kaluar, norma e inflacionit në vendin tonë fiksohet pranë “vetëm” 6.7%, ndërkohë që gjatë së njëjtës periudhë kohore në Bashkimin Europian çmimet janë rritur me plot 9.2%. Por, kjo duket se nuk i ka ndaluar emigrantët shqiptarë të sjellin ndihma monetare për familjet e tyre në vështirësi në Shqipëri, përkundrazi. Tashmë kemi të bëjmë me një rekord të ri historik.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

TEC-et lundrues, KESH merr licencën e prodhimit - Impinatet s’janë marrë ende në dorëzim, nuk dihet ende afati i komisionimit
Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga 2 TEC-et lundrues, që......

Letrat me vlerë të Qeverisë “joshin” jorezidentët - Prania e tyre te bonot e obligacionet u rrit me 53% në fillim të 2023, 443.3 miliardë në shkurt
Rritja e fortë e normave të letrave me vlerë të Qeverisë që nga mesi i vitit të shkuar, duket se ka ngjallur interes të fortë te investiotërt jorezidentë. Në......

Kombet e G7 drejt rregullave më të rrepta për kriptomonedhat!
Zyrtarët nga vendet kryesore industriale të Grupit të Shtatë (G7) do të diskutojnë rregulloret mbi kriptovalutat për të përmirësuar transparencën dhe mbrojtjen......

Jep dorëheqjen kryetari i Bankës Kombëtare Saudite pas trazirave të shkaktuara në Credit Suisse!
Kryetari i aksionerit më të madh të Credit Suisse ka dhënë dorëheqjen pasi komentet e tij ndihmuan në nxitjen e rënies së aksioneve të saj që çuan edhe në......

Si Bitcoin është gati të ‘hedhë në erë’ sistemin bankar të Afrikës prej 86 miliardë dollarësh?!
CEO i Block, Jack Dorsey dhe drejtuesi i tij më i lartë zbritën në Akra për Konferencën inauguruese të Bitcoin në Afrikë në dhjetor për të folur për një nga......

Gjermania dhe BE arrijnë marrëveshje për motorët me djegie
Gjermania dhe Bashkimi Europian njoftuan se kanë arritur një marrëveshje në mosmarrëveshjen e tyre për të ardhmen e makinave me motorë me djegie, duke lejuar......

Rriten parashikimet për ekonominë greke - Projektohet 2,3% në 2023, por inflacioni mbetet problemi më i madh
Ministria e Financave në Greqi ka rishikuar ritmin e rritjes së ekonomisë për këtë vit në 2.3%, nga 1.8% që projektohej në buxhetin 2023. Sipas zyrtarëve,......

Tregu i punës në BE është në vështirësi - Europianët pas pandemisë nuk duan më të punojnë si më parë!
Tregu europian I punës është në vështirësi. Punëdhënësit po luftojnë për të gjetur profile të duhura të personave jo vetëm në industrinë e hoteleve dhe......