Shqipëria Postuar më 28 Mars 2023, 09:42

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?

Nga SCAN TV
Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq monedha europiane vijon të qëndrojë nën kuotën e 114 lekë teksa është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.3 lekë duke u shfaqur e qëndrueshme ën raport me ditën e djeshme.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të vlerës këtë të martë pasi ën raport me ditën e hënë është blerë sot me 114.5 lekë dhe është shitur me 115.4 lekë duke qëndruar edhe ajo relativisht konstante këtë mëngjes.

Paundi britanik sakaq është forcuar duke shënuar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 129 lekë dhe është shitur me 130.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me një ditë më parë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat