Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!

Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e Finlandës.
Deputetët hungarezë votuan pro pranimit të Finlandës në NATO. Pas disa muajsh zvarritjeje nga partia qeverisëse Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, parlamenti i vendit ratifikoi kërkesën e Finlandës për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, me 182 vota pro dhe vetëm gjashtë kundër, pa asnjë abstenim.
Në parlamentin hungarez në Budapest u debatua edhe për pranimin e Suedisë, por votimi për të ende nuk është futur në rendin e ditës.
Nga frika se mund të viheshin në shënjestër pas sulmit të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, Finlanda dhe Suedisë braktisën pozicionin e tyre tradicional të mos angazhimit ushtarak dhe bënë në maj 2022 kërkesë për anëtarësim në NATO.
Pranimi i një vendi të ri kërkon votat pro nga të gjitha vendet anëtare. Dhe tani Turqia ka mbetur e vetmja nga 30 anëtarët e NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Finlandës në NATO.
Në fillim të këtij Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të ofertës së anëtarësimit të Finlandës.
Edhe pse Orban është shprehur në favor të pranimit të të dyja vendeve nordike në NATO, ai duket se po koordinohet ngushtë me Erdogan. Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë diskutimet me Suedinë për çështje që lidhen me sigurinë dhe se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO do të varet drejtpërdrejt nga masat e marra. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!
Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në......

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1......

Aldo Shoes feston 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri
Aldo Shoes, marka e mirënjohur kanadeze, përfaqësuar nga Fashion Group Albania, festoi 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri. Eventi i mbajtur......

Biznesi online “ushqehet” në informalitet - Lahi: Kemi paraqitur problemet e tregut, gati paketa e masave urgjente që duhen ndërmarrë
Biznesi online po gjeneron të ardhura të majme informale në Shqipëri duke nxitur evazionin. Ndonëse fitimet janë të larta, garancia e produkteve dhe shërbimi i......

Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës
Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e......

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp
Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen......

Investime në blegtori, peshkim dhe prodhimin e ullirit - Shqipëria, memorandum me Italinë për një produkt të përbashkët
Më shumë investime në sektorin e blegtorisë, peshkimit dhe ullirit janë fokusi kryesor i marrëveshjes së arritur midis ministrisë së bujqësisë së vendit tonë......

Emigrantët, “lumë” parash në Atdhe - Remitancat thyejnë rekord historik, 833 milionë euro për familjet në 2022-shin
Dërgesat e emigrantëve kanë prekur një rekord absolut historik gjatë vitit të kaluar, prej 833 miliardë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e......