Humbjet nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë - Kompanitë britanike e vlerësojnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë 10 viteve

Vlera e taksave të jashtëzakonshme për prodhuesit britanikë të naftës dhe gazit në Detin e Veriut Britanik pritet të arrijnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë dekadës së ardhshme.
Vitin e kaluar, Britania ka vendosur taksa të jashtëzakonshme mbi naftën dhe gazin, si dhe për burimet e rinovueshme, të cilat kompanitë thonë se prekin investimet dhe nga ana tjetër ka të ngjarë të rrisin varësinë e Britanisë nga karburantet e importuara dhe të prishin objektivat e saj klimatike.
Në sektorin e naftës dhe gazit, taksat mund të rezultojnë në investime të reduktuara nga 3 miliardë deri në 5 miliardë paund gjatë dekadës së ardhshme. Ky reduktim i investimeve pritet, pavarësisht një stimulimi tatimor prej rreth 91 pens për paund të shpenzuar për prodhimin e ri të hidrokarbureve.
Britania prodhoi më pak se 1.4 milionë fuçi ekuivalente nafte në ditë (boed) vitin e kaluar në Detin e Veriut, nga një rekord prej rreth 4.4 milionë në 1999. Britania, një importues neto i energjisë që nga viti 2004, mund të prodhojë 500 milionë fuçi më pak hidrokarbure, të mjaftueshme për gjashtë muaj.
Shifrat u publikuan pak ditë përpara se qeveria britanike të shpallë masat e sigurisë së energjisë, të cilat mund të përcaktojnë ndryshime në taksa dhe stimuj për investime për industrinë në det të hapur.
Prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit në Britani, Harbour, ka njoftuar shkurtime të vendeve të punës dhe ka shmangur raundin e fundit të licencimit. TotalEnergies shkurtoi programin e saj të investimeve në Mbretërinë e Bashkuar me një të katërtën.
Ndërsa, zhvillimi i asaj që do të ishte ferma më e madhe e erës në botë në brigjet e Britanisë është në dyshim, pasi kompania Orsted ka nevojë për më shumë mbështetje për të vazhduar me projektin.
Dorina Kurtaj/SCAN

Kapaciteti i ri rekord i energjisë së erës - Deri në vitin 2027 në botë pritet të instalohet një rekord prej 680 GW
Një kapacitet rekord prej 680 gigavat (GW) i energjisë së erës pritet të instalohet deri në vitin 2027 në botë, por politikëbërësit duhet të sigurojnë që......

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!
Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e......

Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!
Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në......

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1......

Aldo Shoes feston 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri
Aldo Shoes, marka e mirënjohur kanadeze, përfaqësuar nga Fashion Group Albania, festoi 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri. Eventi i mbajtur......

Biznesi online “ushqehet” në informalitet - Lahi: Kemi paraqitur problemet e tregut, gati paketa e masave urgjente që duhen ndërmarrë
Biznesi online po gjeneron të ardhura të majme informale në Shqipëri duke nxitur evazionin. Ndonëse fitimet janë të larta, garancia e produkteve dhe shërbimi i......

Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës
Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e......

Pronat e ushtrisë “kthehen” në parqe diellore - Korporata e Investimeve hap tenderin për 2 centrale me fuqi 34 MWp
Korporata e Investimeve Shqiptare synon ndërtimin e 2 parqeve fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar prej 34 MWp. Centralet parashikohet të pozicionohen......