Më shumë stacione rimbushje për makinat - BE arrin marrëveshjen për zgjerimin e kësaj infrastrukture

Bashkimi Europian arriti të martën një marrëveshje të përkohshme për vendosjen e më shumë stacioneve të shërbimit për makinat me energji elektrike dhe lëndë djegëse alternative, ndërsa blloku kërkon të reduktojë dioksidin e karbonit në sektorin e transportit.
Sipas marrëveshjes, stacionet e rimbushjes për makinat elektrike të gjeneratës së fundit duhet të instalohen çdo 60 kilometra brenda vitit 2026 në rrugët kryesore të rrjetit prioritar të transportit europian. Për mjetet e rënda dhe autobusët stacionet duhet të jenë çdo 120 kilometra. Impiantet e furnizimit të hidrogjenit duhet të instalohen çdo 200 kilometra brenda vitit 2031.
"Marrëveshja do t'u dërgojë një sinjal të qartë qytetarëve dhe grupeve të tjera të interesuara se infrastruktura miqësore për rimbushjen dhe stacionet për karburantet alternative, si hidrogjeni, do të instalohen në të gjithë BE," tha Andreas Carlson, ministri suedez për infrastrukturën dhe strehimin. Suedia aktualisht mban presidencën e BE.
Duke komentuar më tej atë që ai e quajti një "marrëveshje të përkohshme politike" midis Këshillit dhe Parlamentit Europian, Carlson shtoi se, qytetarët nuk do të kenë më arsye të ndihen të shqetësuar për gjetjen e stacioneve të karikimit dhe karburantit. Ai shtoi se ishte qëllimi i bllokut për të vënë në dispozicion më shumë kapacitet rimbushjeje në rrugë në zonat urbane, si dhe përgjatë autostradave.
Ndërkohë, Bashkimi Europian planifikon të zhvillojë ankande të hershme të tregut të karbonit, duke filluar nga korriku, për të mbledhur fonde shtesë për të ndihmuar vendet të largohen nga gazi rus dhe të reduktojnë emetimet.
BE planifikon të mbledhë 20 miliardë euro grante nga tregu i saj i karbonit, me 8 miliardë euro që vijnë nga shitjet e lejeve të karbonit të mbajtura më herët se sa ishte planifikuar. Komisioni Europian tha se deri në 16.5 milionë leje shtesë të tregut të karbonit do të shiten në ankand në fillim të vitit 2023.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Humbjet nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë - Kompanitë britanike e vlerësojnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë 10 viteve
Vlera e taksave të jashtëzakonshme për prodhuesit britanikë të naftës dhe gazit në Detin e Veriut Britanik pritet të arrijnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë......

Kapaciteti i ri rekord i energjisë së erës - Deri në vitin 2027 në botë pritet të instalohet një rekord prej 680 GW
Një kapacitet rekord prej 680 gigavat (GW) i energjisë së erës pritet të instalohet deri në vitin 2027 në botë, por politikëbërësit duhet të sigurojnë që......

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!
Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e......

Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!
Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në......

Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Paundi, Euro dhe Franga?
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.1......

Aldo Shoes feston 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri
Aldo Shoes, marka e mirënjohur kanadeze, përfaqësuar nga Fashion Group Albania, festoi 1-Vjetorin e ardhjes për herë të parë në Shqipëri. Eventi i mbajtur......

Biznesi online “ushqehet” në informalitet - Lahi: Kemi paraqitur problemet e tregut, gati paketa e masave urgjente që duhen ndërmarrë
Biznesi online po gjeneron të ardhura të majme informale në Shqipëri duke nxitur evazionin. Ndonëse fitimet janë të larta, garancia e produkteve dhe shërbimi i......

Paratë që nuk u jepen pronarëve, Qeveria kursen 68 Mln dollarë - ATP ka lëvruar vetëm kompensimin me kusht të subjekteve, heqin dorë nga 80% e shumës
Kompensimi me kusht i pronarëve është i vetmi funksion që ka kryer Agjencia e Trajtimit të Pronave gjatë vitit 2022. Në raportin për vitin 2022, Agjencia e......