Bota Postuar më 28 Mars 2023, 10:10

Nafta ngjitet pranë 77 USD për fuçi - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë

Nga SCAN TV
Nafta ngjitet pranë 77 USD për fuçi - Mbështetet nga

Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të mëdha të realizuara një ditë më parë, ndërkohë që tregu është i fokusuar te zhvillimet në sektorin bankar, por edhe te tensionet gjeopolitike mes Rusisë dhe Perëndimit. Gjithashtu, edhe shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës në Kinë kanë mbështetur çmimet.

Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët prekën nivelin më të lartë në katër muajt e fundit. Ndërsa sot,  nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi dhe nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi.

Njoftimi se First Citizens Bank do të blerë të gjitha depozitat dhe kreditë e Silicon Valley Bank rikthyen optimizmin në tregje dhe larguan shqetësimet për gjendjen e sistemit bankar.

Ndërkohë, importet e naftës nga Kina pritet të rriten me 6.2% gjatë këtij viti, në totalin e 540 milionë ton, referuar parashikimeve të autoriteteve kineze. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar dhe analistët parashikojnë një rritje me 200 mijë fuçi. Sot do të publikohen në dhënat jozyrtare nga Instituti Amerikan i Naftës, ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat