'Gati gjysma e mjaltit në tregjet europiane është false' - Hetimi i BE-së zbuloi mashtrime masive!

Gati gjysma e mjaltit të importuar në Bashkimin Europian dyshohet se është fals, sipas një hetimi të BE-së. Hulumtimi, i udhëhequr nga Zyra Kundër Mashtrimit e Komisionit Europian (OLAF) dhe Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC), zbuloi mashtrime masive ku shumë në BE po blejnë mjaltë të falsifikuar të etiketuar si autentik.
Sipas hetimeve të Komisionit Europian, janë testuar 320 mostra dhe 147 (46%) e mostrave të mbledhura të importit të mjaltit dyshohet se janë të falsifikuara me shurupe dhe për rrjedhojë në mospërputhje me kërkesat e Direktivës së BE-së për mjaltin. Dyshohet se mjalti është prerë me shurupe sheqeri të bëra nga orizi, gruri ose panxhari i sheqerit.
Shumica e mjaltit të rremë sillet nga Turqia (93%) dhe Kina (74%). Të 10 llojet e mjaltit të futura përmes Mbretërisë së Bashkuar dështuan në testet dhe u shënuan "jo në përputhje".
Raporti tregon se mjalti i importuar nga Britania e Madhe kishte një shkallë dyshimi prej 100%, me JRC që sugjeron se mjalti mund të jetë prodhuar në vende të tjera përpara se të përpunohej në MB dhe të rieksportohej në BE.
'Nga kosheret' është veprimi i koordinuar i BE-së i udhëhequr nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (DG SANTE), me autoritetet kombëtare të 18 vendeve që janë pjesë e Rrjetit të Mashtrimit Ushqimor të BE-së, OLAF dhe Komisionit Europian Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC).
Vendet pjesëmarrëse ishin: Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Polonia, Rumania, Spanja dhe Suedia, si dhe Norvegjia dhe Zvicra. 133 biznese (70 importues dhe 63 eksportues) u konstatuan të përfshira në ngarkesat me mjaltë të dyshuar si të falsifikuar. 44 operatorë të tjerë janë hetuar deri më sot, thotë OLAF.
Në raport thuhet se vlera mesatare për njësi e BE-së për mjaltin e importuar ishte 2,32 €/kg në vitin 2021, ndërsa shurupet e sheqerit të prodhuara nga orizi ishin rreth 0,40 – 0,60 €/kg.
Ville Itälä, Drejtori i Përgjithshëm i OLAF, tha: “BE është një importuese e mjaltit pasi kërkesa e brendshme është më e lartë se prodhimi ynë vendas. Është e rëndësishme që të jemi vigjilentë ndaj çdo abuzimi. Lloji më i shpeshtë i mashtrimit me mjaltin ndodh nëpërmjet falsifikimit, që do të thotë duke shtuar përbërës të lirë në vend që ta mbani mjaltin të pastër. Por ne gjetëm edhe raste të mashtrimit me origjinën, me etiketa që pretendonin origjinë të rreme të produktit. Ky veprim shërbeu për të rritur vëmendjen, për të thirrur për rregull dhe për të penguar çdo praktikë mashtruese.”
Blerësit kryesorë të mjaltit të prodhuar në botë janë Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Gazeta franceze Le Monde raportoi se me 175.000 ton mjaltë të importuar në vit, «Kontinenti i Vjetër është importuesi i dytë më i madh në botë i mjaltit pas Shteteve të Bashkuara». Përballë këtij raporti, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se po heton rezultatet, por zyrtarët po kundërshtojnë pretendimet se importet e mjaltit janë falsifikuar në shkallë industriale.
Zyrtarët qeveritarë thonë se kërkohet teknologji më e avancuar e testimit dhe se zbatimi aktual është "i përshtatshëm për qëllimin". Për Mbretërinë e Bashkuar, ka "prova të pamjaftueshme" deri më sot për të treguar mashtrim.
Edel Strazimiri / SCAN

Sesioni i dytë në rënie për dollarin - Investitorët preferojnë asetet me risk, largohen nga monedha e gjelbër
Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të dytën ditë me radhë, pasi investitorët kanë preferuar më shumë......

Nafta ngjitet pranë 77 USD për fuçi - Mbështetet nga rimëkëmbja e kërkesës në Kinë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas fitimeve të mëdha të realizuara një ditë më parë, ndërkohë që tregu është i fokusuar te zhvillimet në......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Bailey: Bankat janë të kapitalizuara mirë dhe kanë likuiditet
Tregjet europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përfitojnë nga momenti pozitiv, që filloi një ditë më parë. Edhe shumica......

Më shumë stacione rimbushje për makinat - BE arrin marrëveshjen për zgjerimin e kësaj infrastrukture
Bashkimi Europian arriti të martën një marrëveshje të përkohshme për vendosjen e më shumë stacioneve të shërbimit për makinat me energji elektrike dhe lëndë......

Humbjet nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë - Kompanitë britanike e vlerësojnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë 10 viteve
Vlera e taksave të jashtëzakonshme për prodhuesit britanikë të naftës dhe gazit në Detin e Veriut Britanik pritet të arrijnë në rreth 500 milionë fuçi gjatë......

Kapaciteti i ri rekord i energjisë së erës - Deri në vitin 2027 në botë pritet të instalohet një rekord prej 680 GW
Një kapacitet rekord prej 680 gigavat (GW) i energjisë së erës pritet të instalohet deri në vitin 2027 në botë, por politikëbërësit duhet të sigurojnë që......

Hungaria miraton kërkesën e Finlandës për anëtarësim në NATO!
Që një vend të bëhet anëtar i NATO-s nevojitet miratimi i 30 vendeve anëtare ndaj tani Turqia është i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar kërkesën e......

Austria shpreh interes gjeopolitik dhe ekonomik në Shqipëri por paralajmëron: ‘Bëni kujdes me pasaportat e arta’!
Në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen përfundoi të martën vizitën zyrtare dy ditore në......