Bota Postuar më 28 Mars 2023, 10:10

Sesioni i dytë në rënie për dollarin - Investitorët preferojnë asetet me risk, largohen nga monedha e gjelbër

Nga SCAN TV
Sesioni i dytë në rënie për dollarin - Investitorët

Dollari amerikan po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar humbje për të dytën ditë me radhë, pasi investitorët kanë preferuar më shumë asetet me risk. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 102.6, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 0.4%.

Humori i investitorëve është përmirësuar pas blerjes të të gjitha depozitave dhe kredive të Silicon Valley Bank nga banka tjetër amerikane First Citizens.

Në datën 8 mars, përpara se të fillonte kriza e disa bankave, indeksi i dollarit amerikan u ngjit deri në 105.9, niveli më i lartë në 3 muajt e fundit. Por, pas daljes në sipërfaqe të problemeve të disa bankave në Europë dhe në SHBA, dollari ra deri në 102, niveli më i ulët në 7 javët e fundit.

Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka zbritur pranë 20 mijë dollarëve, ndërsa në sesionin e kaluar ra me rreth 3%, pasi platforma e këmbimit të kriptomonedhave, Binance, pezulloi përkohësisht operacionet për shkak të disa problemeve teknike. Ethereum po tregtohet në rreth 1730 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat