Shqipëria Postuar më 28 Mars 2023, 13:56

Italianët, interes për “shfrytëzimin” e bujqësisë shqiptare - Qeveria bën thirrje për më shumë investime, “shpalos” potencialet

Nga SCAN TV
Italianët, interes për “shfrytëzimin” e

Qeveria shqiptare fton sipërmarrësit italianë të investojnë në vendin tonë duke shpalosur edhe potencialet që Shqipëria ka në fusha si bujqësia, energjia e rinovueshme , infrastruktura apo turizmi.  Ndërkohë që edhe nga pala fqinje është theksuar interesi për të rritur prezencën e kompanive të mëdha.

Bujqësia është një ndër sektorët më me interes për sipërmarrjet italiane dhe kryesisht në sjelljen e njohurive për të fuqizuar kompanitë shqiptare të prodhimit me qëllim rritjen e eksporteve.

Kompanitë italiane janë të interesuara për të ardhur në Shqipëri dhe për të mbështetur agrikulturën shqiptare që sot has vështirësi të shumta sidomos nga pikpamja teknologjike. Sipërmarrjet italiane mund të sjellin dije dhe eksperiencën e tyre me qëllim rritjen e prodhimit si dhe të cilësisë dhe kështu rritjen e eksporteve në shtetet Europiane.”

Formumi Italian i Eksportit bëri bashkë përfaqësues të qeverive dhe të sipërmarrjeve të të dy shteteve, duke shërbyer si një pikë takimi për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe ndërmarrjen e hapave konkrete.

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat