Shqipëria Postuar më 28 Mars 2023, 13:56

“Përgjysmim taksës mbi shitjen e pronave” - Gjoka: Të ulet në 7.5 për qind, dëmton qytetarët dhe tregun

Nga SCAN TV
“Përgjysmim taksës mbi shitjen e pronave” - Gjoka: Të

Ndërsa kanë nisur diskutimet mbi draftin final për tatimin mbi të ardhurat, taksa mbi shitjen e pronave në Shqipëri nuk ka ndryshuar dhe parashikohet të vijojë të jetë 15 për qind.

Por për ekspertët e pasurive të paluajtshme, kjo normë tatimore është shumë  e lartë dhe sjell efekte negative në treg.

Brokeri Gjin Gjoka sugjeron që tatimi mbi transaksionet të përgjysmohet në nivelin 7.5 për qind të diferencës midis çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së pronës.

Sipas tij, niveli i taksës është rëndon më së shumti mbi kategorinë e familjarëve.

Referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, gjatë vitit që kaloi qytetarët shqiptarë kanë derdhur në buxhetin e shtetit afro 61.8 milion euro tatim nga shitja e pronave, duke regjistruar një rritje prej 53 për qind krahasuar me një vit më parë.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat