Rikthehet “Kinostudio”, publikohen vendimet e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave

Agjencia për Mediat dhe Informim ka publikuar vendimet e miratura ditën e sotme datë 03 Dhjetor 2025 në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sipas njoftimit qeveria ka vendosur:
1. Miratimi i Planit të Veprimit të Agjendës Digjitale për Arsimin 2025–2030
•U miratua plani kombëtar për transformimin digjital të arsimit për periudhën 2025–2030.
•Plani përfshin standardet për arritjen e kompetencës digjitale për nxënësit dhe mësuesit.
•Zbatimi i planit i ngarkohet Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
2 . Miratimi i fondit 25 milionë lekë për Fondacionin “Kinostudio”
•U akordua një fond prej 25,000,000 lekësh për mbështetjen e veprimtarisë së fondacionit “Kinostudio”.
•Fondacioni duhet të paraqesë planin e shpenzimeve dhe të raportojë çdo 4 muaj për ecurinë e projekteve.
3. Shtesa në listën e pajisjeve sportive që përjashtohen nga detyrimet doganore dhe TVSH
•U shtua një gamë e gjerë pajisjesh të reja sportive që përfitojnë përjashtim nga detyrimet doganore.
•Përfshihen pajisje për futboll, tenis, sporte dimërore, shah, ping-pong, arte marciale mikse, padel, dhe hark.
4. Emërimi i Drejtorit të ri të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
•Xheni Beqaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.
5. Përcaktimi i kritereve për Medaljen e Shërbimit Ushtarak
•U miratuan kriteret zyrtare për dhënien e medaljeve të shërbimit ushtarak (ari, argjend, bronz).
•Kriteret lidhen me:
•përkushtimin dhe përgjegjësinë në detyrë;
•mungesën e masave disiplinore;
•vitet e shërbimit (5, 15, 20+ vjet).
•Parashikohet përjashtim në raste të kontributeve të jashtëzakonshme.
6. Ndryshime në inventarin e pronave shtetërore të Ministrisë së Bujqësisë
•Ndryshohen përmasat e dy pronave të kaluara në administrim të Ministrisë së Bujqësisë (numrat rendorë 27 dhe 78), sipas dokumenteve të reja teknike.
7. U miratua vendimi për ngritjen e ekipit të përgjigjes ndaj emergjencave dhe krizës së Sigurisë Kibernetike.
•Pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ngrihet dhe funksionon Ekipi i Përgjigjes ndaj Emergjencave dhe Krizës së Sigurisë Kibernetike (në vijim, CERT), i cili është një strukturë ad hoc, rast pas rasti, përgjegjëse për trajtimin në kohë dhe me eficiencë të emergjencave dhe të krizës së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.
8. Lirim dhe emërim në detyrë në Ministrinë e Arsimit
•Orjana Osmani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.
•E njëjta emërohet zëvendësministre e Arsimit (ndryshim portofoli).
Emergjencat, ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar
Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mori pjesë......
JET Bank subjekti më i ri në tregun financiar, Banka e Shqipërisë jep miratimin
Tregut bankar shqiptar i shtohet një operator i ri plotësisht digjital. “Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori......
Milot-Balldre, punimet nisin vitin që vjen? - Gara koncesionare, zv.ministrja: Po shqyrtojmë ofertat për kontratën 365 mln euro
“Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre parashikohet në nisin në mes të vitit të ardhshëm”. Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......
Përmbyllet projekti “ProTax Albania”/ Malaj: Reforma e taksës së pasurisë, kyçe për një sistem modern sipas standardeve europiane
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë sot në eventin e mbylljes së projektit “ProTax Albania”. Të pranishëm në këtë event ishin dhe Ministri i......
Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi - Deputetët: Lë jashtë një kategori të gjerë fermerësh
Skema e propozuar nga qeveria për kompensimin e fermerëve me 10 % ka ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë, për shkak se konsiderohet e pa plotë dhe......
Sigurimi i makinave, rritje rekord të të ardhurave - AMF: Kompanitë arkëtuan 13.9 mld lekë, rreth 13% më shumë se vitin e kaluar
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat......
Ibrahimaj në Panelin e Nivelit të Lartë “Java e CEFTA 2025” - Shqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në......
“Ligj i ri për financimin e partive, të miratohet brenda dhjetorit” - Celibashi dhe Gonzato: Reforma Zgjedhore, të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në......





