Shqipëria Postuar më 28 Mars 2023, 13:57

Shqipëria, e papërgatitur për emergjencën klimatike - Organizatat mjedisore kërkojnë më shumë fonde, rishikim të strategjisë kombëtare

Nga SCAN TV
Shqipëria, e papërgatitur për emergjencën klimatike -

Shqipëria mbetet në shkallë të ulët përgatitjeje për të adresuar emergjencën klimatike dhe arritur objektivat e shprehura për vitin 2030. Sipas organizatave mjedisore, rreth 55% e popullsisë së vendit tonë, kryesisht e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, vlerësohet të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me klimën, një shifër më e lartë se vlerësimi global prej 40-45%.

Ndërkohë, ndikimi i këtyre fenomeneve ka veprim të drejtpërdrejtë mbi ekonominë me ndikim mbi prodhimin e energjisë nga burimet hidrike, rritjen e konsumit të energjisë, përdorimit të ujit, prodhimin bujqësor e blegtoral, duke cënuar drejtpërdrejtë sigurinë dhe mirëqenien e popullatës.

Gjatë forumit për klimën u publikuan edhe disa kërkesa drejtuar institucioneve përgjegjëse politikëbërëse dhe ligjzbatuese.

Sipas organizatave mjedisore, burimet financiare për të adresuar çështjet e klimës dhe pasojat e ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme dhe nuk garantojnë arritjen e objektivave për zvogëlimin e shkarkimeve të gazeve serë apo marrjen e masave përshtatëse deri në vitin 2030.

Ola Mitre/SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......