Kredo Finance, pjesë e 'Albanian Exellence', eventit që bashkoi gratë e suksesshme
Në dekadat e fundit, ka pasur një lëvizje për barazi më të madhe gjinore duke rritur nevojën për të mbyllur hendekun gjinor të pagave apo për të ndryshuar balancat në pozicionet kyçe të kompanisë. Edhe pse janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në të gjithe botën në këtë aspekt, ka ende një mungesë thelbësore të grave në role drejtuese. Ky pasqyrim është mëse i vërtetë edhe në Shqipëri, dhe kjo bie në sy rëndom kur në shumicën e eventeve madhore përfaqësuesit janë gjithmone meshkuj.
Sipas studimeve të fundit zbulohet se kompanitë me diversitet më të madh gjinor, jo vetëm brenda fuqisë së tyre punëtore, por drejtpërdrejt midis drejtuesve të lartë, janë dukshëm më fitimprurëse se ato pa diversitet gjinor. E megjithatë shprehja diversitet gjinor, duket sikur e përfshin gjininë femërore në drejtim sepse duhet apo sepse duket bukur!
Edhe pse duket sikur bota kështu funksionon, në vendin tonë i cili shpesh herë na provon se është vendi i çudirave duket se ngadalë kompanitë po marrin një kthesë interesante përsa I përket barazizë gjinore. Shqipëria është e njohur për gra inteligjente me karaktere të forta, me qëllime të qarta dhe vullnet të hekurt! E kështu këto heroina të jetës së përditshme duket se po marrin stafetën në drejtimin e ekonomisë vendase!
Më datat 17-19 Mars, Albanian Exellence ka organizuar një event ku të ftuara kanë qenë të gjitha femra të sukseshme, sipërmarrëse, drejtuese të larta; histori suksesi individuale drejtimi i të cilave ka bërë ndryshimin në suksesin e kompanive që ato drejtojnë!
Albanian Excellence organizoi një takim të nivelit të lartë të zonjave të suksesit shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare nën siglën “Suksesi i zonjave shqiptare dje dhe sot-sfidat e së ardhmes”.
Tri ditët e këtij takimi , ishin ditë të mbushura me emocion rrëfimi njerëzor të zonjave… Muzikë, arte, mjekësi, biznes, sistem mikrofinanciar, media, estetikë, biznes, politikë, konceptuar në sallone, ishin fokusi i këtij takimi me të paktën 100 zonja nga e gjithë hapësira mbarëshqiptare dhe jo vetëm.
Një hapësirë të dedikuar në këtë organizimin kishte dhe Kredo Finance, e cila tashmë prej 5 vitesh në treg drejtohet tërësisht nga femra të cilat kanë dhënë të gjithë talentin e tyre për ta kthyer Kredo Finance në një histori suksesi të menjëhershme, dhe një faktor konkurues serioz për të gjithe tregun e kompanive mikrofinanciare.
Gjatë një ore drejtueset e disa prej departamenteve më të rendesishme rrëfyen jeten e tyre, sakfrificat, orë e gjata të punës si dhe mënyrëm se si ato e balancojnë jeten e tyre. Ajo që bëri përshtypje në audiencë është miqësia dhe dhimbshuria e thellë që këto drejtuese kishin për njëra tjetrën dhe për atë çka secila prej tyre përfaqëson në kompani, në jetë dhe në shembullin që ato japin çdo ditë.

Rekord shtrenjtimi ushqimesh në Britani - Qytetarët mund të përballen me më shumë mungesa dhe çmime të rritura
Britanikët që tashmë po shohin rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve që nga viti 1977, mund të duhet të mësohen me mungesat e perimeve të freskëta pasi......

Shqipëria, e papërgatitur për emergjencën klimatike - Organizatat mjedisore kërkojnë më shumë fonde, rishikim të strategjisë kombëtare
Shqipëria mbetet në shkallë të ulët përgatitjeje për të adresuar emergjencën klimatike dhe arritur objektivat e shprehura për vitin 2030. Sipas organizatave......

Italianët, interes për “shfrytëzimin” e bujqësisë shqiptare - Qeveria bën thirrje për më shumë investime, “shpalos” potencialet
Qeveria shqiptare fton sipërmarrësit italianë të investojnë në vendin tonë duke shpalosur edhe potencialet që Shqipëria ka në fusha si bujqësia, energjia e......

“Përgjysmim taksës mbi shitjen e pronave” - Gjoka: Të ulet në 7.5 për qind, dëmton qytetarët dhe tregun
Ndërsa kanë nisur diskutimet mbi draftin final për tatimin mbi të ardhurat, taksa mbi shitjen e pronave në Shqipëri nuk ka ndryshuar dhe parashikohet të vijojë......

2022-shi, vit rekord edhe për investimet e huaja - 1.4 mld euro, 32% më shumë se 2021-shi. "Anonimet" në vend të parë, me 35% të totalit
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e katërt të vitit. “Scan Intel” ka analizuar këto të......

Transporti urban kërkon rimbursimin lekë/km - Shoqata: 35% më pak bileta, ndihmat afatshkurtra po na dëmtojnë
Pa rimbursim për kërkesat e parashtruara por operojnë çdo ditë në kryeqytet, linjat urbane deklarojnë se ndodhen në gjendje të rënduar financiare. Pagesa në......

Çmimi i ujit, rishikim në gjithë vendin - Kuvendi, ERRU-së: Kryeni analizë mbi format që do ndiqen. Të reduktohet stafi i ujësjellësve
Kuvendi i kërkon Entit Rregullator të Ujit të kryejë një analizë lidhur me strategjinë dhe mundësinë e tarifave që duhet të propozojnë për miratim 15 shoqëritë......

‘Udhëtimi më i gjatë me autobus në botë’ – Do t’i duhet 56 ditë për të përshkruar Europën!
Kompania indiane e ekspeditës Adventures Overland është gati të nisë atë që cilësohet si "udhëtimi më i gjatë me autobus në botë". Për shkak të nisjes në......