Desktop - General - 1
Shqipëria Postuar më 28 Mars 2023, 17:58

Green Coast Resort & Residences në panairin 'Work & Study'! Në mbështetje të të rinjve dhe zhvillimit të tyre në karrierë

Nga SCAN TV
Green Coast Resort & Residences në panairin 'Work &

Pas kërkesave të shumta të ardhura gjatë panairit të punës zhvilluar nga 3 kompanitë, Green Coast, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Mane TCI, në qytetin e Vlorës, Green Coast Resort & Residences vjen sërish në këtë qytet, përmes pjesëmarrjes në panairin 'Work & Study', duke dhënë kontributin në orientimin e studentëve drejt të ardhmes.

Të rinjtë pjesëmarrës gjatë gjithë ditës kanë pasur mundësi të njihen me resortin dhe me ofertat e shumta të pozicioneve të punës në të.

"Duke parë interesin e madh që zgjoi panairi i datës 9 Mars,  zgjodhëm të bëhemi pjesë e Work & Study duke ardhur edhe njëherë më pranë studentëve në këtë qytet, me oferta të shumta në ndërtimin e një karriere të suksesshme në Resort" shprehet Reviola Karaj, Specialiste e Burimeve Njerëzore në Balfin Real Estate & Hospitality

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi të vizitonin në panairin e parë, ky panair ishte një alternativë tjetër për të gjithë. Green Coast Resort & Residences gjithnjë ka pasur dhe vijon të ketë në fokus të rinjtë dhe zhvillimin e tyre, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë brezit të ri.

Resorti ofron për të  rinjtë hapësira të shumta me kushte pune dhe paga shumë të mira.

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat