Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër

Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk është në horizont së shpejti, tregoi një sondazh i institutit GfK. Instituti parashikoi se indeksi i tij do të përmirësohej në -29.5 në prill, nga një lexim i rishikuar prej -30.6 në mars.
Leximi i prillit, në rritje për muajin e gjashtë me radhë, tregon se ndjenja është në rrugën e saj drejt rimëkëmbjes, por ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me muajt e mëparshëm.
"Humbja e parashikuar e fuqisë blerëse po parandalon një rikuperim të qëndrueshëm të kërkesës së brendshme," tha eksperti i konsumatorëve të GfK, Rolf Buerkl, që do të thotë se konsumi privat nuk ka gjasa të kontribuojë në ekonominë gjermane në një mënyrë pozitive këtë vit.
Kjo tregohet edhe nga niveli ende shumë i ulët i besimit të konsumatorëve. Sipas tij, perspektiva e të ardhurave po përfiton aktualisht nga çmimet dukshëm më të ulëta për energjinë, veçanërisht për benzinën dhe karburantin për ngrohje, megjithatë inflacioni do të mbetet i lartë.
Treguesi i ndjenjës së konsumatorit parashikon zhvillimin e konsumit real privat në muajin në vijim. Një tregues mbi zero sinjalizon rritje në bazë vjetore në konsumin privat. Një vlerë nën zero tregon një rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19
Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të......

Nafta, fitime për të tretën ditë me radhë - Mbështetet nga ndalimi i rreth 450 mijë fuçive në rajonin e Kurdistanit
Nafta po qëndron në rritje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ndalimit të eksporteve nga Kurdistani drejt Turqisë, që ka rikthyer shqetësimet në......

Dollari rritet lehtë pas 2 ditësh në rënie - Përfiton nga statusi i “parajsës së sigurtë”, pas problemeve të bankave
Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha traziarash, është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Sistemi......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Autoritetet franceze bastisin zyrat e bankave më të mëdha në vend
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me shëndetin e sistemit......

ATP miraton rreth 90 milionë lekë kompensim për 234 dosje pronash. Kush përfiton
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë,......

Green Coast Resort & Residences në panairin 'Work & Study'! Në mbështetje të të rinjve dhe zhvillimit të tyre në karrierë
Pas kërkesave të shumta të ardhura gjatë panairit të punës zhvilluar nga 3 kompanitë, Green Coast, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Mane TCI, në qytetin e......

Kredo Finance, pjesë e 'Albanian Exellence', eventit që bashkoi gratë e suksesshme
Në dekadat e fundit, ka pasur një lëvizje për barazi më të madhe gjinore duke rritur nevojën për të mbyllur hendekun gjinor të pagave apo për të ndryshuar......

Rekord shtrenjtimi ushqimesh në Britani - Qytetarët mund të përballen me më shumë mungesa dhe çmime të rritura
Britanikët që tashmë po shohin rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve që nga viti 1977, mund të duhet të mësohen me mungesat e perimeve të freskëta pasi......