Ndihmën shtetërore e luajnë në baste! - Raporti në Britani, fenomeni është përhapur pas shtrenjtimit të kostos së jetesës

Britanikët me probleme me lojërat e fatit kanë vendosur në baste përfitimet e tyre shtetërore në një përpjekje për të mbuluar faturat e kripura, ndërsa kriza e kostos së jetesës përshkallëzohet, paralajmëroi një organizatë bamirëse.
Një raport i ri nga GamCare, që ofron mbështetje për njerëzit me probleme të lojërave të fatit, tregoi se ky grup kishte shumë më tepër gjasa se popullata e përgjithshme për të paguar ushqimet, ose për t’u ngrohur në shtëpi.
Hulumtimi, i bazuar në një sondazh të YouGov me më shumë se 4,000 persona, vjen pasi rregullatorët britanikë i vendosën një gjobë rekord prej 19.2 milionë paund grupit të basteve William Hill pasi nuk arriti të mbronte konsumatorët dhe të ndalonte pastrimin e parave.
"Ajo që ne po shohim ende është një përqindje e atyre që janë goditur më shumë nga kriza e kostos së jetesës, duke qenë se kërkojnë lojrat e fatit për të lehtësuar shqetësimet e tyre për para’," tha Anna Hemmings, shefe ekzekutive e GamCare.
Sondazhi i YouGov, tregoi se 20% e njerëzve që përjetonin dëme nga kumari ishin përpjekur për të paguar ushqimet.
Qeveria ka kërkuar të shtrëngojë rregullat e lojërave të fatit në vitet e fundit për të parandaluar varësinë, duke kufizuar aksionet maksimale në terminale dhe ndaluar përdorimin e kartave të kreditit për të vendosur baste.
Në kompaninë William Hill, Komisioni i Lojërave të Fatit konstatoi shumë probleme. Një klient shpenzoi 23,000 paund në 20 minuta pa asnjë kontroll, ndërsa një tjetër humbi 14,900 paund në 70 minuta. GamCare tha se kishte nisur një shërbim të ri udhëzues, për të ndihmuar personat me probleme të lojërave të fatit që t'i kthejnë financat e tyre në rrugën e duhur.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth 13% ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar nevojat primare
Familjet italiane janë gjithnjë e më shumë në krizë. Rritja e kostos së jetesës gjatë vitit të fundit për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe shërbimeve po......

Pronat, “kartolina” e investimeve të huaja - Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i......

“Lufta” BE-Rusi për ndalimin e gazit të lëngshëm - Blloku prej 27 vendesh po kërkon mundësi të tjera ligjore
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të kërkojnë një opsion ligjor për të ndaluar kompanitë ruse të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm në këto shtete, duke......

Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër
Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk......

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19
Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të......

Nafta, fitime për të tretën ditë me radhë - Mbështetet nga ndalimi i rreth 450 mijë fuçive në rajonin e Kurdistanit
Nafta po qëndron në rritje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ndalimit të eksporteve nga Kurdistani drejt Turqisë, që ka rikthyer shqetësimet në......

Dollari rritet lehtë pas 2 ditësh në rënie - Përfiton nga statusi i “parajsës së sigurtë”, pas problemeve të bankave
Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha traziarash, është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Sistemi......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Autoritetet franceze bastisin zyrat e bankave më të mëdha në vend
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me shëndetin e sistemit......