Pronat, “kartolina” e investimeve të huaja - Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i përket flukseve vjetore hyrëse në vendin tonë. Të huajt kanë investuar rreth 291 milionë euro në prona përgjatë vitit 2022, ose rreth 21% të totalit prej rreth 1.4 miliardë eurosh. Sektori “Industria nxjerrëse” e cila kryesonte investimet gjatë vitit 2021, ka kaluar në vendin e dytë dhe ka tërhequr rreth 268 milionë euro investime.
Ndiqet nga “energjia elektrike” që ka tërhequr rreth 175 milionë euro në formën e invetimeve të huaja direkte. “Aktivitete finaciare të sigurimit” dhe “Industria përpunuese” mbyllin pesë vendet e para të renditjes së flukseve të IHD-ve sipas aktivitetit ekonomik. Në vend të fundit ndërkohë është sektori i “bujqësisë” me një vlerë negative të flukseve, prej 130 mijë eurosh, dhe “aktivitete të tjera shërbimi” në vend të parafundit, me vetëm 470 mijë euro investime të huaja në një vit.
Sa i përket ndryshimeve vjetore sipas sektorëve, në sy bien tre prej tyre që kanë pësuar rritje me mbi 100%. Konkretisht sektori “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë” ka pësuar rritje me 189%, nga 60.4 milionë euro që ishte për vitin 2021. Ndiqet nga “arsimimi” më një rritje vjetore të flukseve prej 176%, me 2.5 milionë euro për vitin 2021, dhe “informacioni dhe komunikacioni” me 167%. Ndërsa sektorët që kanë pësuar rënie janë “bujqësia” me 159%, duke zbritur nga 220 mijë euro, në vlerë negative prej 130 mijë eurosh në vitin 2022. Ndiqet nga “aktivitete të tjera shërbimi” dhe “ndërtimi” përkatësisht me rënie vjetorë të flukseve me 56% dhe 54%.
Po sa i përket sektorëve në nivel stoku? Në vend të parë në nivel stoku vijon të qëndrojë energjia elektrike, me rreth 3.9 miliardë euro investime të huaja direkte, që përfaqëson rreth 27% të totalit. Në vend të dytë industria nxjerrëse me rreth 1.7 miliardë euro ose 15% të totalit. Ndiqet në vend të tretë nga aktivitetet financiare me rreth 1.4 miliardë euro, që përfaqësojnë rreth 12% të totalit të stokut të investimeve të huaja direkte në vendin tonë. Nga ana tjetër, në fund renditen aktivitete të tjera shërbimi, me vetëm 2.1 milionë euro dhe furnizimi me ujë në vend të parafundit me 7.8 milionë euro.
Ilda Methasani/SCAN
Sondazh

“Lufta” BE-Rusi për ndalimin e gazit të lëngshëm - Blloku prej 27 vendesh po kërkon mundësi të tjera ligjore
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të kërkojnë një opsion ligjor për të ndaluar kompanitë ruse të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm në këto shtete, duke......

Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër
Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk......

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19
Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të......

Nafta, fitime për të tretën ditë me radhë - Mbështetet nga ndalimi i rreth 450 mijë fuçive në rajonin e Kurdistanit
Nafta po qëndron në rritje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ndalimit të eksporteve nga Kurdistani drejt Turqisë, që ka rikthyer shqetësimet në......

Dollari rritet lehtë pas 2 ditësh në rënie - Përfiton nga statusi i “parajsës së sigurtë”, pas problemeve të bankave
Dollari amerikan, që cilësohet si një parajsë e sigurtë në periudha traziarash, është forcuar gjatë sesionit të sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Sistemi......

Bursat europiane i rikthehen fitimeve - Autoritetet franceze bastisin zyrat e bankave më të mëdha në vend
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, por kujdesi është i lartë për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me shëndetin e sistemit......

ATP miraton rreth 90 milionë lekë kompensim për 234 dosje pronash. Kush përfiton
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 234 (dyqind e tridhjetë e katër) kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë,......

Green Coast Resort & Residences në panairin 'Work & Study'! Në mbështetje të të rinjve dhe zhvillimit të tyre në karrierë
Pas kërkesave të shumta të ardhura gjatë panairit të punës zhvilluar nga 3 kompanitë, Green Coast, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Mane TCI, në qytetin e......