Europa Postuar më 29 Mars 2023, 10:19

Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth 13% ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar nevojat primare

Nga SCAN TV
Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth

Familjet italiane janë gjithnjë e më shumë në krizë. Rritja e kostos së jetesës gjatë vitit të fundit për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe shërbimeve po vendos në një provë të vështirë financat e familjeve, theksohet në një raport të Observatorit të Shpenzimeve Familjare, Nomisma.

Përfundimet e kërkimeve, arritën në përfundimin se 13% e familjeve italiane I konsideron të ardhurat të pamjaftueshme për të përballuar nevojat elementare, që do të thotë shpenzimet bazike si ato për ushqime, apo shpenzimet që lidhen me shtëpinë siç janë qiraja, kredia, faturat e energjisë etj.

Këtij grupi të familjeve iu shtohen edhe një kontigjent tjetër në rritje, 43% e atyre të intervistuara, që vlerëson se të ardhurat I kanë pothuajse të mjaftueshme për të përballuar këto shpenzime.

Llogariten shumë shkallë të vulnerabilitetit dhe të disa kushteve që vendosin për vështirësitë e familjeve. Prania e vetëm një burimi të ardhurash, sigurisht është një ndër to, duke konsideruar se përqindja e familjeve që vlerësojnë të ardhurat e tyre të pamjaftueshme për të përballuar kërkesat bazike është 57%. Ndër të rinjtë që jetojnë vetëm kjo përqindje shkon në 69, ndërsa ndër prindrit e ndarë me fëmijë rritet në 78%.

Mungesa e një banese në pronësi është një tjetër element që shton problemet familjare, sidomos nëse duhet paguar një qira, çka e rrit në 76% nivelin e familjeve që I konsiderojnë të ardhurat të pamjaftueshme.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat