Greqia vendos datën e zgjedhjeve parlamentare më 21 maj!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 maj. Ky njoftim vjen pas protestave të gjera kundër qeverisë të shkaktuara nga aksidenti hekurudhor vdekjeprurës.
"Vendi dhe qytetarët kanë nevojë për horizonte të qarta," tha Mitsotakis në një takim me kabinetin të transmetuar në televizion. Në përputhje me ligjin grek qeveria duhej t'i organizonte zgjedhjet më së voni deri në korrik të këtij viti.
Partia konservatore Demokracia e Re e Mitsotakisit do të përballet me rivalen e saj kryesore, partinë e majtë Syriza, e cila udhëhoqi qeverinë nga viti 2015 deri në vitin 2019, nën drejtimin e ish-kryeministrit Aleksis Tsipras.
Zgjedhjet e majit do të jenë të parat që do të mbahen duke përdorur sistemin e përfaqësimit proporcional të prezantuar së fundmi. Nëse nevojitet një raund i dytë votimi, ky do të mbahet më së voni në fillim të korrikut, tha Mitsotakis.
Sipas sondazheve Demokracia e Re ka pak më shumë përkrahës se Syriza, por nuk ka gjasa që nga raundi i parë i zgjedhjeve të dalë një fitues i qartë. Greqia shkon drejt qendrave të votimit mes shpërthimit të zemërimit
"Greqia është në një vend shumë më të mirë në 2023 sesa në 2019”, tha Mitsotakis për gazetën greke "Kathimerini". "Puna jonë vazhdon, sigurisht, nuk kemi qenë pa gabime”.
Ai u bëri thirrje votuesve të hedhin vështrimin nga vendet e tjera që janë mbërthyer në cikël zgjedhjesh ngaqë ato nuk kanë nxjerrë fitues të qartë duke i lënë këto vende pa qeveri.
"Të dielën do të ketë zgjedhje në Bullgarinë fqinje," tha Mitsotakis. "Këto janë zgjedhjet e pesta në dy vjet”. 55-vjeçari Mitsotakis, i biri i ish-kryeministrit Konstantin Mitsotakis ishte mjaft i preferuar gjatë mandatit të tij.
Por skandalet, si përplasja vdekjeprurëse e trenave prej së cilës pati 57 të vdekur, kryesisht studentë dhe për të cilin protestuesit thanë se ndodhi për shkak të mungesës së investimeve të qeverisë – si dhe akuzat për përgjime të kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve nga ana e forcave greke të sigurisë, e kanë dëmtuar reputacionin e tij.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është forcuar duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë sipas......

Ndihmën shtetërore e luajnë në baste! - Raporti në Britani, fenomeni është përhapur pas shtrenjtimit të kostos së jetesës
Britanikët me probleme me lojërat e fatit kanë vendosur në baste përfitimet e tyre shtetërore në një përpjekje për të mbuluar faturat e kripura, ndërsa kriza e......

Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth 13% ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar nevojat primare
Familjet italiane janë gjithnjë e më shumë në krizë. Rritja e kostos së jetesës gjatë vitit të fundit për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe shërbimeve po......

Pronat, “kartolina” e investimeve të huaja - Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i......

“Lufta” BE-Rusi për ndalimin e gazit të lëngshëm - Blloku prej 27 vendesh po kërkon mundësi të tjera ligjore
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të kërkojnë një opsion ligjor për të ndaluar kompanitë ruse të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm në këto shtete, duke......

Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër
Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk......

Popullsia e Shangait u tkurr në vitin 2022 - Arriti në 24,76 milionë pas bllokimeve të forta kundër COVID-19
Kryeqyteti tregtar i Kinës, Shangai, vitin e kaluar regjistroi rënien e parë të popullsisë gjatë 5 viteve të fundit, pasi autoritetet vendosën bllokime të......

Nafta, fitime për të tretën ditë me radhë - Mbështetet nga ndalimi i rreth 450 mijë fuçive në rajonin e Kurdistanit
Nafta po qëndron në rritje për të tretin sesion me radhë, për shkak të ndalimit të eksporteve nga Kurdistani drejt Turqisë, që ka rikthyer shqetësimet në......