Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?

Në vendimet e koalicionit qeveritar të bëra publike sot parashikohet që ligji për klimën të zgjerohet në disa pika. Në ligjin aktual çdo sektor si energjia, ndërtesat, transporti duhet të përmbushë kritere të caktuara për kufizimin e emetimit të CO2 për çdo vit.
Ky ligj tani do të ashpërsohet: Respektimi i qëllimeve të mbrojtjes së klimës në të ardhmen duhet të verifikohet në një përllogaritje të përbashkët disa vjeçare", thuhet në vendimet e qeverisë. Po ashtu theksohet se Gjermania duhet të jetë me një ekonomi neutrale ndaj klimës deri në virin 2045. Nga ana tjetër do të zgjerohen sipërfaqet për shtimin e energjisë nga parqet eolikë. Në autostradat e reja do të shtohet mundësia që në anë të tyre të përdoren sipërfaqet për vendosjen e panevele diellorë.
Planifikimi për projekte të mëdha infrastrukturore do të bëhet më fleksibël dhe më i shpejtë. Kjo pikë ka qenë prej kohësh e kontestuar mes FDP-së dhe Të Gjelbërve. Rinovimi i urave do të bëhet me procedura të reja planifikimi- Po ashtu do të forcohet infrastruktura e shinave në Gjermani.
Deutsche Bahn për të mbuluar nevojat e investimeve ka nevojë për 47 miliardë euro deri në vitin 2027. Këto fonde do të vijnë nga zgjerimi i tarifës që merret nga transporti i mauneve nga viti 2024. Planet e qeverisë parashikojnë që të zgjerohen mundësitë për përdorimin e biçikletave dhe trafikun e këmbësorëve dhe autobusëve pa emetime karbonike.
Elektromobiliteti do të forcohet në Gjermani. Në të njëjtën kohë koalicioni qeveritar do të zhvillojë strategjinë për futjen e karburanteve neutrale ndaj klimës, të njohur si E-Fuels. Ligji për përdorimin e sistemeve të ngrohjes pro-klimatikë nuk do të jetë aq i ashpër. Ligji do të jetë pragmatik dhe do të respektojë aspektet sociale, thuhet. "Kemi arritur përshpejtim masiv të planifikimit", tha bashkë kryetarja e partisë Të Gjelbrit pas debatit të koalicionit qeveritar.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Pagesa me këste dhe pa interes nga telefoni - Apple prezanton shërbimin “Pay Later”, për momentin vetëm në SHBA
Njoftimi u bë verën e kaluar, por tashmë është një realitet. Kompania Apple ka prezantuar, për momentin vetëm në Shtetet e Bashkuara, shërbimin Apple Pay......

Greqia vendos datën e zgjedhjeve parlamentare më 21 maj!
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 21 maj. Ky njoftim vjen pas protestave të gjera kundër qeverisë të......

Rikuperon Dollari amerikan dhe Paundi britanik – Sa këmbehet sot monedha europiane?
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është forcuar duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.8 lekë sipas......

Ndihmën shtetërore e luajnë në baste! - Raporti në Britani, fenomeni është përhapur pas shtrenjtimit të kostos së jetesës
Britanikët me probleme me lojërat e fatit kanë vendosur në baste përfitimet e tyre shtetërore në një përpjekje për të mbuluar faturat e kripura, ndërsa kriza e......

Familjet italiane, gjithnjë e më shumë në krizë - Rreth 13% ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar nevojat primare
Familjet italiane janë gjithnjë e më shumë në krizë. Rritja e kostos së jetesës gjatë vitit të fundit për shkak të shtrenjtimit të ushqimeve dhe shërbimeve po......

Pronat, “kartolina” e investimeve të huaja - Në vend të parë për IHD gjatë 2022-shit, “Industria nxjerrëse” zbret në vendin e dytë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” zënë vendin e parë sa i......

“Lufta” BE-Rusi për ndalimin e gazit të lëngshëm - Blloku prej 27 vendesh po kërkon mundësi të tjera ligjore
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të kërkojnë një opsion ligjor për të ndaluar kompanitë ruse të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm në këto shtete, duke......

Konsumatorët gjermanë presin rritje - Nuk parashikohet një rimëkëmbje e plotë në periudhë afatshkurtër
Ndjeshmëria e konsumatorit gjerman pritet të rritet në prill pasi çmimet e energjisë janë zbutur disi nga nivelet rekord, megjithëse një rimëkëmbje e plotë nuk......